E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret zotin Galen White, përfaqësues i Qendrës Rinore për Talentet të Universitetit të John Hopkins, SHBA

Kryeministri Berisha priti sot zotin Galen White, përfaqësues i Qendrës Rinore për Talentet të Universitetit të John Hopkins në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Zoti White i bëri Kryeministrit një përshkrim të shkurtër të veprimtarive kryesore të Qendrës, e cila ka të bëjë me kërkim talentesh përmes testeve, programeve veriore, mësimit në distancë online dhe programe akademike familjare. Një qendër e tillë propozohet të ngrihet edhe në Shqipërisë, e cila do t’i japë një shtysë identifikimit dhe zhvillimit të talenteve, sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit, të matematikës dhe shkencave.

Kryeministri Berisha falënderoi zotin White për këtë propozim dhe mirëpriti ngritjen një qendre rinore për talentet në Shqipëri. Kryeministri shprehu gatishmërinë e qeverisë për ta mbështetur plotësisht ngritjen sa më parë të qendrës dhe aktivitetin e saj në Shqipëri.

Fondi Shqiptari-Amerikan i Zhvillimit ka ofruar fillimisht pesë bursa për shkollën e verës, pranë Qendrës për Talentet në Amerikë.  


12/03/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›