E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret zv/ministrin e Shëndetësisë të Republikës Popullore të Kinës, z. Chen Xiaohong

Kryeministri Berisha priti sot në takim zv/ministrin e Shëndetësisë të Republikës Popullore të Kinës, zotin Chen Xiaohong. Zoti Chen Xiaohong shprehu falënderime për vëmendjen e veçantë që Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare tregojnë për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në fusha të ndryshme dhe në atë të mjekësisë në veçanti. Nënshkrimi i Plan Veprimit me ministrinë e Shëndetësisë për periudhën 2011-2015, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, do t`i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi të frytshëm.

Zëvendësministri kinez z. Chen Xiaohong, i shprehu Kryeministrit Berisha përgëzime dhe vlerësime për drejtimin e Task Forcës për thellimin reformave në shëndetësi.

Kryeministri, nga ana e tij, vlerësoi këtë vizitë dhe garantoi interesin për bashkëpunimin e  ngushtë të dy vendeve në fushën e shëndetësisë, si dhe sektorë të tjerë të ekonomisë e tregtisë. Kryeministri shprehu, gjithashtu, miratimin për prioritetet e Plan Veprimit të nënshkruar, si dhe siguroi që do të punohet për zbatimin dhe zgjerimin e tij në interes të përbashkët si në fushën e kërkimit shkencor, mjekësisë tradicionale dhe asaj moderne, trajnimeve e shkëmbimeve të përvojave, industrisë së prodhimit farmaceutik.

Më tej, Kryeministri e njohu z. Chen Xiaohong me reformën në sistemin shëndetësor, ligjin e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, investimet e qeverisë në këtë sektor, partneritetin publik - privat dhe zhvillimin e sektorit privat në mjekësi, edukimin në vazhdim, etj.

Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, Kryeministri siguroi krijimin e një klime të favorshme për investitorët kinezë në fushën e mjekësisë e farmaceutikës.


28/06/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›