E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha prezanton raportin e Boston Consulting Group: Vlerësimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik

Kryeministri Berisha, gjatë një konference për shtyp të mbajtur pasditen e sotme, bëri prezantimin e Raportit të Boston Consulting Group: Vlerësimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik.

Grupi Boston bën verësimin ekonomik të qëndrueshëm në 150 vende të planetit. SEDA, apo vlerësimi i Zhvillimit Ekonomik të Qëndrueshëm, është një qasje e vlerësimit dhe krahasimit sistematik të zhvillimit ekonomiko-social, ose të nivelit të mirëqenies midis 150 vendeve.

Duke përdorur vleresimin SEDA, një vend mund të masë se sa mirë konvertohen të ardhurat kombëtare ose pasuria në mirëqenien e popullsisë, si dhe mundësinë për te mbajtur të njëjtën rritje ekonomike në të ardhmen. Të dhënat BCG i ka marrë nga FMN, Banka Boterore, UN dhe raporte te Forumit Ekonomik Boteror, etj. Pra të dhënat, ky grup i ka marrë nga burimetmë autoritative dhe më serioze të të dhënavenë botë. 

Vlerësimi SEDA raporton dy koeficientë, të matur në afatet kohore (1) Aktuale dhe (2) progresi në 5 vjecarin e fundit: Koeficenti i kthimit të pasurisë në mirëqenie, i cili krahason vleresimin aktual të një vendi me vleresimin që pritej, duke marre parasysh PBB e tij për frymë dhe mesataren botërore. Ky koeficient tregon se sa mirë një vend ka konvertuar pasurinë e tij në mirëqenie. (vleresimi me 1 tregon se vendi ka performuar njësoj me mesataren botërore; më i madh se 1 tregon se vendi ka nivel jetese më të lartë se sa pritej, duke pasur parasysh PBB e tij për frymë; më pak se 1 tregon se vendi ka nivel jetese më të ulët se sa pritej, duke pasur parasysh PBB e tij për frymë. Shqipëria ka këtë koeficient, prej 1.28. 

Shqipëria, në shndërrimin e pasurisë ne mirëqenie renditet në shkallë planetare në vendin e 19 dhe le pas 131 vende. Koeficenti i dytë i SEDA-s është kthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie dhe krahason vlerësimin gjatë 5 viteve të fundit të një vendi me vlerësimin që pritej, duke marrë parasysh PBB e tij për frymë dhe mesataren botërore. Ky koeficient tregon sesa mirë një vend ka konvertuar rritjen e te ardhurave të tij në mirëqenie. (vlerësimi me 1 tregon se vendi ka performuar njësoj me mesataren botërore; më i madh se 1 tregon se vendi ka nivel jetese më të lartë se sa pritej duke pasur parasysh PBB e tij për frymë; më pak se 1 tregon se vendi ka nivel jetese më të ulët se cfare pritej duke pasur parasysh PBB e tij/per fryme). Shqiperia në këtë koeficent renditet në një nga 4 vendet e para në botë dhe ky koeficent për Shqipërinë ishte 1.35.

Më gjeresisht, fjala e Kryeministrit ne prezantim te ketij raporti:

“Per cdo qeveri, për çdo Kryeministër, në të gjitha reformat që ndërmerr ai ka dhe nuk mund të ketë tjetër, veçse një synim, mirëqenien e qytetarëve të vendit të tij. Mirëqenia e qytetarëve të vendit të tij realizohet tërësisht dhe kryekëput duke shndërruar pasurinë kombëtare në mirëqenie për qytetarit dhe mirëqenia e qytetarëve realizohet tërësisht duke e shndërruar rritjen  ekonomike në mirëqenie për qytetarin.

Sot, në rast se hedhim një vështrim te kriza globale dhe shohim se çfarë përfaqëson ajo në raport me zhvillimin, ajo është dëshmi e një zhvillimi te paqëndrueshëm. Zhvillim i qëndrueshëm është vetëm ai i cili garanton se kjo gjeneratë, ky brez, nuk dëmton pasurinë e mëkëmbur të atyre që vijnë më pas, ruajnë mjedisin, shfrytëzojnë në mënyrë racionale burimet dhe në këtë kontekst, gara e sotme është garë midis zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimit të paqëndrueshëm ekonomike dhe rritjes së paqëndrueshme ekonomike.

Gjatë këtyre viteve, në mënyrë të përsëritur, duke iu përmbajtur të vërtetave, kam deklaruar para shqiptarëve se nuk ka qëllim më madhor sesa shndërrimi i pasurive të vendit në mirësi për ta, në mirëqenie për ta. Shpesh jam akuzuar se po përdor nota euforike, se po shprehem me eufori për këtë apo atë zhvillim. Kurrë nuk e kam bërë këtë. Çdo gjë që kam deklaruar e kam bërë duke iu përmbajtur të vërtetës, të vërtetës ashtu sic ka qenë. Jam përballur, jo pak, me individë apo grupe të cilat kanë bërë kanë bërë njeriun që ka sy por nuk shikon, që ka vesh por nuk dëgjon. Kjo për arsye të ndryshme.

Por unë jam sot këtu për t’ju parqitur studimin e një prej korporatave më serioze në botë,  Raportin e Boston Consulting Group mbi vlerësimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në 150 vende. 

Dua të theksoj këtu se Boston Consulting Group (BCG) është një firmë me prezence globale që ofron konsulencë për manaxhim, si dhe është këshillues kryesor në botë për strategjitë e biznesit. Qëllimi kryesor është hartimi i një kuadri për këshillim strategjik për qeveritë, organizatat e zhvillimit, si dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik; Krijimi i një mjeti diagnostifikues dhe krahasues i cili mundëson një perspektivë të gjerë dhe ndihmon qeveritë për të vepruar në fusha të caktuara.

Ne kete studim, ish kryeministri britanik Tony Blair eshte edhe ai qe ka bere parathenien per kete studim, pra njëri prej reformatoreve më të njohur në historine e  Mbretërisë së Bashkuar, Toni Blair. Në parathënien e tij, kushtuar studimit të këtij grupi, ish -kryeministri Blair, thekson se: 

Nëse nje vendim i vështire po te mundon mbi strategjite ekonomike, po harton nje politike te re mjedisore, ose po reformon sistemin e kujdesit shendetesor, duhet te mesosh nga eksperienca pozitive e vendeve te tjera.

Unë dua t’ju garantoj se gjithë këto vite, në përpjkejen time më të madhe nuk kam bërë asgjë më shumë sesa jam përpjekur të zgjedh për Shqipërinë eksperiencat më të avancuara në fusha të ndryshme dhe t’i zbatoj këtu me vendosmëri të madhe.

Tony Blair, në parathënien e tij thekson; Duhet te ndërtosh nje sistem qe sheh te gjithe boten, te nxjerresh shembujt e suksesit ne fusha te veçanta dhe te shohësh sesi mund t’i pershtatesh per vendin tend. Ne jemi përpjekur këto vite të marrim shembujt më të shkëlqyer në biznes, të përfitojmë nga eksperiencat e mëdha të Zelandës së Re, Singaporit, të përfitojmë nga eksperienca e shkëlqyer e historisë në Shqipërinë dixhitale, të përfitojmë nag eksperiencat më të avancuara. Në shumë prej tyre ne kemi qenë pionierë dhe janë realizuar e zbatuara për herë të parë në vendin tonë, si përpunimi elektronik 100 për qind apo  reformat ë tjera.

Blair thotë; Fillo me bazat – Siguria dhe Shteti i se Drejtës  janë themelet. Kjo do të thotë të kesh kufij të sigurtë, të ndërtosh sistem gjygjësor dhe gjykata të besueshme, si dhe nje forcë policore që zbaton ligjin.

Zonja e zotërinj! 7 vite më parë, kur ne erdhëm në pushtet, territore të tëra të vendit, në porte e aeroporte të tij, kontrolloheshin nga bandat më të rrezikshme të Evropës, më të pasurat dhe ato bënin ligjin në rrugë, në parlament, në qeveri e kudo. Me vendosmëri të madhe, me guxim e profesionalizëm të jashtëzakonshëm, forcat e policisë, Prokuroria e krimeve të rënda, gjykata e orgave të tjera të zbatimit të ligjit vendosën para ligjit, njëra pas tjetrës, 204 organizata dhe grupe kriminale dhe bënë që Shqiperia të shndërrohet nga njëri prej vendeve më të pa sigurta në njërin ndër vendet më të sigurta me kriminalitett nën mesataren e BE-së. Natyrisht përsosja e reformave në drejtësi është dhe mbetet qëllim madhor i kësaj maxhorance. Tani që vendi ka një ekip të ri në drejtim të KLD-së, reformat në këtë fushë po ecin pa ndërprerë. Qeveria është e vendosur të bëjë gjithcka për zbatimin e ligjit , të garantojë jetën, veprimtarinë e qytetarëve të vendit.

Pikë tjetër në këtë parathënie, Topy Blair sugjeron: Krijo nje mjedis të fortë për zgjerimin e sektorit privat dhe behu atraktiv per te siguruar investimet e huaja. Duhen rregulla te qarta dhe infrastrukture per te arritur kete.

Si rrallë ndonjë vend tjetër, Shqipëria ka bërë progres të madh në këtë fushë. Më lejoni edhe njëherë t’ju rikujtoj se, 7 vite më parë, për rregjistrimin e një biznesi në Shqipëri duheshin 42 ditë dhe 4 mijë euro, ndërsa sot biznesi regjistrohet në  vetëm 30 minuta dhe 1 euro. Shqipëria ishte vendi që notonte mbi licencat e lejet . 2/3 e tyre u kthyen në vetdeklarime dhe 1/3 e tyre u grumbullua në Qendrën Kombëtare të Lincecave dhe lejeve, institucion që funksionon pothuajse në mënyrë të përsosur, nga vlerësimi e atyre të cilët na ndihmuan për ngritjen e tyre USAID etj.

Shqipëria ka bërë përpjekjet më të mëdha për të qenë nga vendet më tërheqëse për investimet e huaja. Vendi që para vitit 2005, kishte marrë në 8 vjet, si investime të huaja mesatare 38 milionë dollar, ka marrë 4 vitet e fundit, në mënyrë suksesive, mbi 1 miliardë dollar investime. Vitin e kaluar OECD do të deklaronte se Shqipëria ka marrë investime të huaja më shumë sesa janë kapacitetet ekonomike të saj.

Në këtë pikë, ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, përveç rregullave të qarta kërkon edhe Infrastrukturë. Asnjë vend nuk ka bërë një përpjekje më madhore për infrastrukturën se sa ka bërë qeveria shqëiptare në një hark kohor të shkurtër. Ajo ka lëvizur me shpejtësi në dy drejtime; në infrastruktuën rrugore, ujërat, kanalizme, etj., por po me kaq shpejtësi ka lëvizur në infrastrukturën dixhitale. Shqipëria, e cila 7 vite më parë kishte nëj indeks penetrimi të internetit prej 4.8 përqind ka sot indeks internet mbi 60 për qind. Shqipëria, në një hark kohor të shkurtër, ndërtoi, asfaltoi e nindërtoi rrugë mbi 10 mijë km, më shumë se i gjithë rajoni i marrë së bashku, siç do të deklaronte Komisioni Evropian,

Sugjerimi tjetër i Blair, në reflektim të këtij studimi është:  Shiko pertej vendeve te ngjashme me veten. Si Kryeminister i Anglise une perqendrohesha ne shtetet si USA, Kanada, Zelanda e Re, etj.  Por sukseset jane nga vendet e tjera, duke perfshire vendet ish-komuniste te Evropes Lindore, te cilat kane tejkaluar  pritshmeritë në adresimin e pabarazisë së të ardhurave, shëndetësi, arsim, etj. Kjo ëshë nëj e vërtëtë e pamohueshme. Juve mund t’uju duket nëj cudi, por sot Shqipëria ka një nivel më të lartë rekrutimi të shkollat e mesve dhe shkollat e larta se disa nga vendet e zhvilluara, se Shqipëria ka sot nëj system shendetësor i cili ka aksesin më të lehtë, të tretin në Evropë dhe se një seri vendesh të zhvilluara.

Grupi Boston bën verësimin ekonomik të qëndrueshëm në 150 vende të planetit. SEDA, apo vlerësimi i Zhvillimit Ekonomik të Qëndrueshëm, është një qasje e vlerësimit dhe krahasimit sistematik të zhvillimit ekonomiko-social, ose të nivelit të mirëqenies midis 150 vendeve. Duke përdorur vleresimin SEDA, një vend mund të masë se sa mirë konvertohen të ardhurat kombëtare ose pasuria në mirëqenien e popullsisë, si dhe mundësinë për te mbajtur të njëjtën rritje ekonomike në të ardhmen.

Rezultate të rëndësishme që rrjedhin nga SEDA janë:

     1-          Vendet me PBB, (Prodhimi i Brendshem Bruto )  të lartë nuk janë domosdoshmërisht më të mirët në shndërrimin e pasurise në mirëqenie për qytetarët. Vendet si Shqipëria, Rumania dhe vende të Azisë Juglindore (Indonezia, Filipinet dhe Vietnam) kryesojnë në kthimin e pasurisë në mirëqenie.

     2-          Ne shndërrimin e rritjes se PBB (te ardhurat) në mirëqenie, Brazili kryeson. Brazili,  një treg emergjent, me një rritje ekonomike prej 5.1%  në vit , ia ka dalë të prodhojë të ardhura në standartet e jetesës, të barazvlefshme me një ekonomi që rritet me nje mesatare prej me shumë se 13% ne vit.  Zelanda e Re dhe Polonia vijojne ne kryesim ku progresi i tyre ne permiresimin e mireqenies eshte me i larte, qartësisht, se cfarë mund të pritej nga PBB e tyre.

     3-          Rritja e PBB për frymë, në periudhë afatshkurtër, nuk do të thotë arritje nëse standardet e jetesës nënvlerësohen në periudhë afatgjatë, nga një shëndetësi e dobët, ulje të investimeve në arsim, një mjedis i lënë pas dore, si dhe një rritje e boshllëkut midis të pasurve dhe të varfërve. 

SEDA mat 10 dimensione - fusha të ndryshme të zhvillimit social dhe ekonomik.  Performanca e mire në këto fusha është thelbësore nëse një vend kërkon të mbajë përmiresimet në mirëqenie edhe në dekadat e ardhshme. 

SEDA mbulon 150 vende, ku për secilin janë matur 10 dimensione apo fusha, gjatë tre afateve kohore:

Niveli aktual i zhvillimit social-ekonomik ose mirëqenies – performanca e një vendi në 10 fushat e caktuara e bazuar ne te dhenat me te fundit, te dhëna këto që dalin nga 36 indikatorë. Progresi me i fundit i zhvillimit socio-ekonomik ose mireqenies,  mat sa shume ka arritur vendi gjatë 5 viteve te fundit, duke u bazuar në 36 indikatore të njëjtë me indikatoret e Nivelit Aktual. Qendrueshmeria afatgjate e zhvillimit socio-ekonomik ose mireqenies,  matet me indikatorë të ndryshëm nga 1 dhe 2, të nxjerra nga eksperienca e punes se BCG me qeveritë në mbarë botën mbi zhvillimin ekonomik. 36 indikatorët e mësipërm përdoren por shtohen edhe 15 indikatorë të rinj, pra gjithsej 51 indikatorë.

Larmia e dimensioneve mundëson krahasimin e performancës në secilin dimension midis vendeve. Kjo ndihmon politikëbërësit për të diagnostifikuar fuqitë dhe dobësitë e vendit të tyre me vende të ngjashme, ose te tjera të botës.

Të dhënat BCG i ka marrë nga FMN, Banka Boterore, UN dhe raporte te Forumit Ekonomik Boteror, etj. Pra të dhënat, ky grup i ka marrë nga burimetmë authoritative dhe më serioze të të dhënavenë botë.

Faktorët kryesorë që qëndrojnë në bazë të mirëqenies në një vend, sillen rreth 10 dimensioneve apo fushave:

Te ardhurat – Pasuria, PBB/per fryme. GDP për frymë në Shqipëri është rritur me nje shpejtësi marramendëse. Ne rast se 7 vjet më parë ajo ishte 3900 dollarë për frymë, sot ajo llogaritet rreth 9300 dollarë për frymë. Në asnjë vend tjetër nuk ka ndodhur një rritje kaq e madhe, në një hark kohor kaq të shkurtër, përjashto vende të cilat kanë pasur fatin të kenë shpërthime të papritura të burimeve kolosale të naftës apo gazit në territoret e tyre. Dëshmi e kësaj është qëndrimi ynë me politikën agresive të rritjes së rrogave dhe pnesioneve. Ne kemi bërë që, në një  hark kohor nga 2006 deri në 2012, rroga mesatare të rritet rreth dyfish. Të gjitha rrogat nën mesatare të kenë një rritje nga 120 deri në 150 për qind. Me politikën tonë agresive të shndërrimit të pasurisë në mirëqenie të qytetarëve, ne kemi bërë që pensionet minimale të mbidyfishohen dhe pensionet e tjera të njohin një rritje prej 70-80 për qind.  Punësimi – nivelet e punësimit dhe papunësisë. Ështe botërisht e konfirmuar se Shqipëria eshte i vetmi vendnë këtë rajon, që gjatë këtyre viteve jo vetëm që nuk pati rritje të papunësisë, por pati nëj ulje progressive të saj falë reformave të qeverisë. Barazia e të ardhurave – pabarazia e te ardhurave midis popullsise. Ky përbën edhe një nga problemet më madhore dhe të dhimbshme. Ne jemi përpjekur ta atakojmë pabarazinë. Në disa tregues ne kemi bërë më të madhen me qëndrimet tona. Rikujtoj këtu se, në studimin e BB-së në vitin 2005, konfirmohej se, në Shqiëpri, diferenca gjinore në paga ishte ndër më të lartat në botë, ishte 36 për qind. Me një politikë agresive të rritjes së pagave në sektorë të dominuar nga gratë e vajzat, kjo paparazi ka zbritur në 17.7 përqind, duke lënë kështu pas, në vitin 2008, rreth 10 vende anëtare të BE-së dhe duke u afruar pothuajse në mënyrë identike me mesataren e BE-së. Ne qëndrojmë fuqishëm në përpjekjet tona për të ngushtuar edhe më tej diferfencat në të ardhura te qytetarët. 

     4-          Qëndrueshmëria ekonomike – inflacioni dhe luahatjet e rritjes së PBB. Ju jeni dëshmitarë se Shqipëria është një nga vendet me inflacion më të ulët konstant në Europë dhe është luhatur gjithnjë midis 2.8-3.5 %. Shqipëria ka mbajtur një rritje konstante edhe në kulmin e krizës ekonomike, e cila në 5 vitet e fundit shkon rreth 22% dhe është më e lartë se e çdo vendi në  5 vjet në Europë.

     5-          Shëdetësia - Qasja  në shërbimet shëndetësore si dhe në nivelet e vdekshmërisë dhe sëmundjeve. Shqipëria ka një sistem shëndetësor natyrisht për t’u përmirësuar, por sistemi shëndetësor i Shqipërisë i lejon qytetarëve shqiptarë aksesin më të lehtët në Europë. Ne rreshtohemi të tretët në Evropë për sa i përket aksesit në sistemin tonë shëndetësor. Sistemi ynë shëndetësor, së bashku me zhvillimet e tjera komplekse, ka bërë që në botimin e fundit më serioz që ekziston,  të botuar në Lanset, për ndjekjen për 4 dekada të vdekshmërisë së përgjithshme të popullatës,  që Shqipëria të ketë vdekshmërinë  e përgjithshme më të ulët se të gjithë vendet e tjera ish komuniste. Shqipëria ka vdekshmërinë amtare 3-4-5 herë më të ulët se disa nga vendet më të zhvilluara të planetit. Shqipëria ka vdekshmërinë foshnjore një shifrore, afërsisht të njëjtë me vendet më të zhvilluara.

     6-          Arsimi - cilësia dhe qasja në arsim

Kjo qeveri ka shpallur arsimin përparësi të të gjitha përparësive. Në një hark kohor të shkurtër, me investime kolosale, ka vendosur mësuesin në epiqendër, ka bërë së pari rritjen e rrogave të mësuesve nga 120 deri në 150%, sipas kategorive. Në një akt të vendosur, ajo shtriu internetin në të gjitha shkollat. Por mbi të gjitha, qeveria bëri gjithçka që fëmijët shqiptarë të ndjekin shkollat e mesme. në një kohë kur atë vit e ndiqnin vetëm 66% e atyre që mbaronin shkollën 9-vjecare. Bëri gjithçka që ata që mbaronin maturën, të kishin të drejtën të ndiqnin universitetet. Sipas treguesve të sotëm, nga 66% të ndjekjes së shkollës së mesme, kjo përqindje sot është 92%. Nga më pak se 1/3 e nxënësve që ndiqnin universitetet, sot, në përqindje, numri i tyre shkon 72% më shumë. Numri i studentëve është trefishuar në një hark kohor të shkurtër dhe po bëhet gjithçka për të rritur cilësinë në arsimin shqiptar.

     7-          Qeverisja – efektiviteti, cilësia e institucioneve qeveritare, si dhe përgjegjshmëria, qëndrueshmëria dhe liria qytetarëve

Kurrë në historinë e vendit, liritë dhe të drejtat e qytetarëve nuk kanë qenë më të garantuara dhe të respektuara se në këtë periudhë. Qeverisja i është përmbajtur të gjitha normave dhe standardeve të një demokracie funksionale dhe të një ekonomie funksionale tregu. E vërteta është se dëgjohet shpesh të flitet për problemet e zbatimit të ligjit. Unë dua t’u kujtoj këtyre zotërinjve një fakt elementar, se ligji ka lindur mbi tokë atëherë kur lindi tregu dhe se ligji lindi, para së gjithash dhe  mbi të gjitha, për të rregulluar marrëdhëniet e tregut. Jashtë funksionimit të ligjit nuk ka dhe nuk mund të ketë ekonomi të lirë tregu dhe se ekonomia shqiptare ka pasur një nga performancat më të mira, sepse ka funksionuar ligji dhe është zbatuar ai. Nuk e vë në diskutim që ka nevojë për përmirësimin e saj, por le të hedhim një sy në popullatën e burgjeve. Shqipëria është një nga më të paktat vende, e cila në vitin 2005, kishte gjithsej 1800 të burgosur dhe, nga 1300 të dënuar nga gjykata që shëtisnin rrugëve të lirë, sot ka mbi 5200 të tillë. Vendi nuk ka ndonjë pasion apo garë për të rritur numrin e të burgosurve, përkundrazi bën gjithcka që njerëzit të shmangin delikuencën. Por, natyrisht, ligji është ligj dhe do zbatohet nga secili.

     8-          Mjedisi

 Qeveria ka përparësi madhore mjedisin. Në të gjithë veprimtarinë ekonomike të vendit, lejet e mjedisit janë lejet më të rëndësishme dhe qeveria, në mënyrën më të përsëritur, ka sakrifikuar gjithçka tjetër për ruajtjen e mjedisit. Të marrim një shembull;  hidrocentrali i Ashtës. Ky hidrocentral ka qenë i parashikuar për nëj prodhim prej 120 mega vat. I tillë ka qenë projekti i parë.  Por, për ruajtjen e mjedisit, e eko-sistemit të mrekullueshëm të Shkodrës, u bënë të gjitha modifikimet dhe caktuam kapacitete krejt të tjera, jo më shumë se 50 mega vat. Po cilido që viziton këtë hidrocentral, sheh një kryevepër të mbrojtjes së mjedisit, të ndërtuar nga firmat Verbund dhe EVN. Këto qëndrime të ruajtjes së mjedisit janë dhe do mbeten orientimet kryesore të politikës sonë. Ne kemi politikën më të kufizuar në importin e mbetjeve për riciklim. Ne kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka për  rigjenerimin e siteve të dëmtuara nga kimikate apo faktorë të tjerë. Shqipëria, në të gjitha klasifikimet, apo cilido që i referohet njërit prej klasifikimeve më seriozë në botë, renditet në 25 vendet e para për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

     9-          Infrastrukura – uji, transporti, higjena dhe komunikimi

 Infrastruktura ka qenë një arritje madhore. Një herë, po drekoja me Kryeministrin e një vendi të madh, një vendi që është në sipërfaqe pothuajse 25 herë më e madhe sa Shqipëria, një vendi që është, për numër banorësh, 30-40 herë më shumë se sa Shqipëria. Kryeministri më tha se ata kishin ndërtuar shumë rrugë dhe kur e pyeta sa, m’u përgjigj se kemi ndërtuar 8 mijë kilometra. Unë iu përgjigja se  në atë periudhë, ne kishim ndërtuar mbi 5 mijë kilometra dhe ai mbeti i habitur. E vërteta është se nuk besoj që të ketë ndonjë vend tjetër me përmasat e Shqipërisë, që të ketë ndërtuar, në një hark kohor të shkurtër, 10 mijë kilometra, aq sa ka ndërtuar Shqipëria, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të saj.

Përsa i përket ujit, sot mbi 97% e qytetarëve shqiptarë marrin ujë rubineti. Natyrisht, jo 24 orë, por po ecet me shpejtësi drejt synimit për furnizimit me ujë 24 orë.

Transporti po ecën me ritëm të ndjeshëm, falë rritjes së infrastrukturës.

Higjena është në përmirësim e sipër, edhe pse duhen përpjekje më të mëdha.

Komunikimi ka një hov të jashtëzakonshëm cilësor, të panjohur ndonjëherë më parë. Të mos harrojmë se, në vitin 2005, vetëm 38% e shqiptarëve kishin telefon celularë dhe vetëm 4.8% e tyre lundronin në internet. Sot shqiptarët, për celularë për frymë, tejkalojnë shumicën e vendeve më të zhvilluara, me  186%. Sot shqiptarët në Facebook - më lejoni të shfrytëzoj rastin të falënderoj nga zemra të gjithë miqtë e mi të këtij netëork-u të mrekullueshëm social- lënë pas  17 vende të zhvilluara të Bashkimit Evropian. Sot shqiptarët, në internet, lundrojnë me një mesatare 63%, shumë afër me mesataren e Bashkimit Evropian. Pra, komunikimi ka njohur një zhvillim të furishëm dhe ka një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë.

  10-          Shoqëria civile  - fuqia e lidhjes së individëve si grup, aktivizmi qytetar dhe barazia gjinore    

Shoqëria civile në Shqipëri është vokale, është vibrante, është e fuqishme dhe bulon të gjitha fushat. Ajo është një avokate e vendosur e interesave publike të qytetarëve shqiptarë. Përpjekje të mëdha bëhen për barazi gjinore. Muri i patriarkisë është padiskutim muri më i lashtë dhe gjeneratori kryesor i pabarazisë në vendet e lira dhe kudo ën botë. Ludfta kundër tij, në të gjitha aspektet, është dhe mbetet qëllim madhor i kësaj qeverie. Unë ju infomova mbi pabarazinë gjinore në paga, por aspekte të tjera  janë atakuar me sukses nga qeveria.

Te ardhurat, qeverisja, arsimi dhe shendetesia, në këtë studim, jane peshuar me 2, si fushat me te rendesishme; Barazia e te ardhurave, shoqeria civile, infrastruktura dhe mjedisi jane peshuar me 1; Stabiliteti ekonomik dhe punesimi jane peshuar me 0.5

Vlerësimi SEDA raporton dy koeficientë, të matur në afatet kohore (1) Aktuale dhe (2) progresi në 5 vjecarin e fundit:

Koeficenti i kthimit të pasurisë në mirëqenie  krahason vleresimin aktual të një vendi me vleresimin që pritej, duke marre parasysh PBB e tij për frymë dhe mesataren botërore. Ky koeficient tregon se sa mirë një vend ka konvertuar pasurinë e tij në mirëqenie. (vleresimi me 1 tregon se vendi ka performuar njësoj me mesataren botërore; më i madh se 1 tregon se vendi ka nivel jetese më të lartë se sa pritej, duke pasur parasysh PBB e tij për frymë; më pak se 1 tregon se vendi ka nivel jetese më të ulët se sa pritej, duke pasur parasysh PBB e tij për frymë.

Shqipëria ka këtë koeficient, prej 1.28. Shqipëria, në shndërrimin e pasurisë ën mirëqenie renditet në shkallë planetare në vendin e 19 dhe le pas 131 vende.

Koeficenti i dytë i SEDA-s është kthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie dhe krahason vlerësimin gjatë 5 viteve të fundit të një vendi me vlerësimin që pritej, duke marrë parasysh PBB e tij për frymë dhe mesataren botërore. Ky koeficient tregon sesa mirë një vend ka konvertuar rritjen e te ardhurave të tij në mirëqenie. (vlerësimi me 1 tregon se vendi ka performuar njësoj me mesataren botërore; më i madh se 1 tregon se vendi ka nivel jetese më të lartë se sa pritej duke pasur parasysh PBB e tij për frymë; më pak se 1 tregon se vendi ka nivel jetese më të ulët se cfare pritej duke pasur parasysh PBB e tij/per fryme).   Shqiperia në këtë koeficent renditet në një nga 4 vendet e para në botë dhe ky koeficent për Shqipërinë ishte 1.35.

Jepet edhe një paraqitje grafike e pozicionit të Shqipërisë, sipas koeficentit te SEDA-s. Ju e shikoni që ajo renditet nqë grupin e vendeve si Zvicra, Zelanda e Re,Rumania, Indonezia, Armenia, Kamboxhia.

Rezultatet e SEDA – Progres Aktual

Vendet e pasura te Evropes Perendimore, si Zvicra, Norvegjia, Australia, Zelanda e Re, Canada, USA dhe Singapori, renditen ne 20 vendet e para, nga 150 vendet e studiuara ne Nivelin Aktual te SEDA-s, pasi performojne mire ne fushen e qeverisjes, kane stabilitet politik, lirine e fjales dhe nivel te ulet te korrupsionit. Te ndjekura nga infrastruktura dhe shoqeria civile. Por, koeficientin e konvertimit te pasurise ne mireqenie këto vende e kane me te ulet, se te 20 vendeve të para në listën e vendeve të studiuara.

Mund të duket befasuese se SHBA, Hong Kong, Turqia e vende të tjera, etj., kanë koeficientin e shndërrimit të pasurisë në mirëqenie më të vogël se 1, por kjo ndodh pasi kanë diferenca të mëdha në barazinë e të ardhurave, ose kanë sëmundje me incident të lartë si SIDA, obeziteti, etj.  SHBA performojnë shkëlqyeshëm në arsim, shoqëri civile dhe stabilitet ekonomik, por janë gjerësisht të prekura nga obeziteti. 

Vendet e Evropës Lindore, duke përfshirë Shqipërinë dhe Rumaninë, si dhe vendet e Azisë Jug-lindore me PBB të ulët, si Indonesia, Filipinet dhe Vietnam, kryesojnë në konvertimin e të ardhurave në standarde jetese të lartë. Në këto vende pasuria shndërrohet në përqindje më të lartë mirëqenieje sesa niveli i saj.

 Rezultatet e SEDA: Progresi 5 vjeçar

Brazili kryeson (me 100 pike) në lidhje me përmirësimin e mirëqenies gjatë 5 viteve të fundit. Fushat me përmirësim më të ndjeshem janë mjedisi, qeverisja, barazia e të ardhurave, punësimi dhe infrastruktura.

Shqipëria rendit e treta (me 97.9 pikë) nga 150 vendet e studiuara: shënon progres në barazinë e të ardhurave, qeverisje, shëndetësi, arsim, të drejtat e pronësisë dhe sigurinë.

 Disa vende të tjera Amerikano Latine, si Peru dhe Uruguaji, renditen ndër 20 të parët.

Tre vende Afrikane, që  gjatë dekadave të fundit kanë qenë në krizë, si Angola, Etiopia dhe Ruanda kanë bërë progres të fortë në standardet e jetesës. Fushat me përmirësim më të ndjeshëm janë korrupsioni, dhuna dhe e drejta e pronës.

Vendet Aziatike që kryesojnë në 20 vendet e para të listës se 150 vendeve janë Kambodia, Indonezia dhe Vietnam.

Shqipëria Zelanda e Re, Rumania, Armenia, Indonesia dhe Kamboxhia janë vendet të cilat kanë qenë të sukseshme në konvertimin si të pasurisë ashtu edhe të rritjes në mirëqenie.

Qëndrueshmëria Afatgjatë

Këtu shtohen edhe 15 indikatorë.Disa prej indikatorëve shtese të përdorur: arsimi dhe zhvillimi i njohurive; kujdesi shëndetësor; kapacitetet investuese;  financat publike; institucionet ekonomike; zhvillimet infrastrukturore; dinamika ekonomike; zhvillimi social; demografia dhe punësimi; manaxhimi makroekonomik; Etj.

Faktorët me impakt më të madh në qëndrueshmërinë afatgjate janë arsimi dhe zhvillimi i njohurive ndaj dhe ne kemi shpallur atë  përparësi më serioze të qeverisë. Kujdesi shendetesor një nga përparësitë kryesore, është faktuar se Shqipëria ka marrë investime më shumë  se sa kapacitetet e saj ekonomike, financat publike janë më stabël  dhe institucionet ekonomike të konsoliduara.

 Qëndrueshmëria Afatgjatë

Shqiperia ka bere progres ne fushën e arsimit dhe zhvillimit të njohurive, kujdesit shëndetësor, kapacitetet investuese, financat publike dhe institucionet ekonomike.

Ekonomitë nën-performuese të Portugalisë, Italisë, Irlandës, Greqisë dhe Spanjës të krahasuara me vendet e tjera të Evropës Perëndimore:  janë prapa në kapacitetet investuese dhe financat publike,të gjitha pervec Irlandës, mbeten prapa në institucionet ekonomike

Krahasim në Azinë Juglindore – Vietnam, Indonezi dhe Filipine, vleresim i dobët në kapacitetet investuese, institucionet ekonomike, dhe zhvillime infrastrukturore. Vietnami ka vlerësimin më të lartë në kujdesin shëndetesor dhe zhvillimin social si dhe në matjen e kapaciteteve inovative dhe mundesinë e bërjes së biznesit, që sygjeron se ka potencial të lartë për të rritur hapin e përmirësimit në të ardhmen.

Unë mendova se nuk mund të kisha lajm e njoftim më domethënës, por dhe më të gëzuar se sa ky studim më serioz i kësaj gjinie, i bazuar kryekëput në të dhënat e institucioneve të Bankës Botërore, FMN, forumeve të Davos-it dhe i bekuar nga njëri prej reformatorëve më të mëdhenj të kohës së sotme, ish kryeministri I Britanisë së madhe Tony Blair.

 Pyetje: Zoti Kryeministër, çfarë është bërë deri tani me privatizimin e Albpetrol?

Kryeministri Berisha: Lidhur me këtë cështje, u zhvillua një tender, në mënyrën më transparente, në të cilin të gjitha ofertat u hapën para kamerave televizive. Majde një mik i imi, nga vendet veriore, që vizitonte Shqipërinë në ato ditë, u manhit kur pa rastësisht në televizor dhe pyeti se cfarë ishte duke u zhvilluar dhe zyrtarët tanë i sqaruan se është një tender. Për këtë privatizim u paraqit një ofertë dhe, në mënyrë absolute, po ndiqet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Ligji ka germën ka dhe frymën, në kupimin që ligji parashikon një muaj të drejtën për zgjatje afati. Dhe ky afat është dhënë, është parashikuar. Në këtë proces ne po bashkëpunojmë dhe kemi një konsulent që është përfaqësues i një prej kompanive më të fuqishme të botës. Ne do të ndjekim ligjin dhe vetëm ligjin. Të jeni të sigurt, e kam theksuar dhe e theksoj se, në rast se kjo përfundon me sukses, çdo dollar i tij do kthehet në  mirëqenie për qytetarët shqiptarë. Kjo nuk ka  diskutim. Por  nga ana tjetër, as dhe një dollar prej tij, nuk është parashikuar në buxhetin  e shtetit.

Buxheti, më gjigandi në historinë e vendit, prej 410 miliardë lekë  nuk ka  të parashikuar, qoftë  dhe një qindarkë të vetëm, nga ky privatizim. Kjo është normale. Në  qoftë se kjo ndodh, sigurisht që do shtohet mbi këtë buxhet, sigurisht që do rivlerësohet në Parlament dhe sipas gjithë rregullave të tjera. Ky është qëndrimi ndaj çdo privatizimi; transparencë e plotë, zbatim i plotë I ligjit.

Pyetje: Një pyetje lidhur me infrastrukturën. Duket sikur ka rënë pak entuziazmi për ndërtimin e rrugës së Arbrit, që ka nisur punimet që në vitin 2005 nga ish Kryeministri Nano. Duket sikur ka shumë vonesa në ndërtimin e kësaj rruge, edhe pse ka qenë një objektiv madhor i qeverisë suaj. Ku qëndron problemi?

Kryeministri Berisha: Unë nuk e  e di që ka filluar ndërtimi i saj më përpara, di që jemi ne që kemi filluar  dhe po ndërtojmë rrugën e Arbrit. Në qoftë se marrim kilometrat e rrugëve të ndërtuara, jo në qarkun e Peshkopisë, por në rrethin e tij, ato janë qindra e qindra kilometra. Fillojnë në kufi me Librazhdin  dhe përfundojnë në kufi me Kukësin. Ky është  vetëm njëri aks gjatësor. Janë investuar dhe ndërtuar dhjetëra e dhjetëra  km të tjera rrugë  në komuna në ndërtim e sipër.

Me rrugën e Arbrit ka ndodhur një ngadalësim, sepse autostrada  Tiranë –Elbasan ka qenë e parashikuar pa tunel. Ka qenë një trajektore e cila kalonte Tiranë-Baldushk-Paper, aks kombëtar, një trajektore kjo e cila, duhet të pranojmë, se koston e kishte  4 herë më të ulët, ndoshta dhe 5,  se sa autostrada me tunelin e Kërrabës. Por besoj se qytetarët e të gjithë vendit bien dakord plotësisht se kjo nyje dhe ky tunel ka impaktin më të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vendit në tërësi.

Po marr Shqipërinë, nga Leskoviku deri në Elbasan, nga Berati në Skrapar, i  gjithë ky pellg që ka mbi 1 milionë banorë, të cilët fitojnë një orë kohë në mbërritjen e tyre në metropolin e vendit. Një orë është një kohë shumë e çmuar, përveç se kanë një infrastrukturë moderne për të kapur tregjet më të mëdha dhe më të  fuqishme të vendit. Por ky aks është dhe pjesa më nevralgjike e Korridorit të 8-të, më e vështira dhe më nevralgjikja dhe përfundon e para.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›