E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha priti në një takim Koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për Veriun z. Ylber Hysa

- Kryeministri Berisha: Qeveria shqiptare do të vazhdojë, ashtu si edhe deri më sot, të mbështesë qeverinë legjitime kosovare, në të gjitha aspektet e jetës ekonomike, politike dhe shoqërore, në të gjithë territorin e sa, si dhe çdo faktor e iniciativë, qësynon zhvillimin e integruar, progresin, e harmoninë midis komuniteteve në Mitrovicë

Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha priti sot paradite në një takim Koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për Veriun z. Ylber Hysa.

Z. Hysa pasi e falënderoi për pritjen, vlerësoi qëndrimin parimor dhe konstant të qeverisë shqiptare. Ai, në vazhdim i paraqiti Kryeministrit Berisha një tablo rreth zhvillimeve të fundit në Kosovën e Veriut. Zoti Hysa theksoi vullnetin e qeverisë kosovare për të luajtur rolin e saj juridik dhe emancipues në trajtimin e problemeve që shoqërojnë zhvillimet në Kosovën e Veriut. Zbatimit të strategjisë së paketës Ahtisari qeveria kosovare i është bashkëngjitur me veprime kushtetuese, integruese, transparente, dialog dhe pa paragjykime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë e vendorë, që operojnë në vend.

Nga ana e tij Kryeministri Berisha shprehu besimin se Kosova si shtet demokratik do të vazhdojë të thellojë proceset e demokratizimit të vendit dhe fuqizimin e saj si shtet në krejt përmasat e Republikës.

Në këtë kuadër zgjedhjet e fundit vendore në Kosovë shënuan një sukses që duhet përshëndetur. Kultura demokratike dhe përsosja e shkallës së administrimit në Kosovë, si edhe konsolidimi i demokracisë në Serbinë fqinje, do të krijojnë kushte që edhe Mitrovica të involvohet në të ardhmen në këto procese, pavarësisht situatës aktuale, - theksoi Kryeministri Berisha.

Qeveria shqiptare do të vazhdojë, ashtu si edhe deri më sot, të mbështesë qeverinë legjitime kosovare, në të gjitha aspektet e jetës ekonomike, politike dhe shoqërore, në të gjithë territorin e saj.

Ajo do të vazhdojë të mbështesë çdo faktor e iniciativë, e cila synon zhvillimin e integruar, progresin, harmoninë e bashkëpunimin midis komuniteteve në Mitrovicë duke kërkuar që ky gjest të rezonojë njëkohësisht edhe në ato segmente të politikës serbe, me tërheqjen e veprimeve paralele bllokuese në këtë komunë, - vlerësoi Kryeministri Berisha.
08/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›