Kryeministri Berisha priti sot në një takim Drejtorin IRI Jan Erik Surotchak

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Drejtorin për Europën e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) Jan Erik Surotchak.
Kryeministri Berisha falënderoi zotin Surotchak për projektet e Institutit në Shqipëri dhe kontributin që ky Institut ka dhënë ndër vite në proceset demokratizuese në vend. Më tej, Kryeministri Berisha paraqiti zhvillimet dhe arritjet më të mëdha të Shqipërisë vitet e fundit.
Zoti Surotchak u shpreh se ndjehej i impresionuar me progresin që ka bërë Shqipëria nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, si dhe i shprehu Kryeministrit përgëzimet për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë në hapësirën e zonës Shengen, duke e cilësuar atë një arritje vërtet madhore.
Zoti Surotchak i paraqiti më pas shkurtimisht Kryeministrit projektet që Instituti ka në Shqipëri dhe u shpreh se IRI do të vazhdojë bashkëpunimin e suksesshëm me Partinë Demokratike dhe në vazhdimin e projekteve.
21/01/2011