E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha shpreh në ambasadën Hungareze, ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish- kryeministrit hungarez Gyula Horn

Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë, një vizitë ngushëllimi në ambasadën e Hungarisë në Tiranë,  për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit hungarez Gyula Horn.

Në librin e ngushëllimeve, të hapur nga ambasada hungareze me këtë rast, Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin e lartë për kontributin e zotit Horn, gjatë karrierës së tij politike. Kryeministri Berisha shprehu ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe popullin hungarez, për këtë humbje.


26/06/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›