E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha shtyp butonin per kaskaden ne Fan

Terreni është gati. Në luginat e Fanit të Vogël e të Madh brenda tre javëve nis ndërtimi i hidrocentraleve në Gojan, Gjegjan, Peshqesh, diga e Urës së Fanit dhe hidrocentrali i Fangut.
Me këtë simbolikë kryeministri Berisha ka inauguraur disa vepra infrastrukturore, ndaj dhe i beson
“Natyrisht nuk dua të mburrem, por sa herë që kam shtypur butonin, ka ndezur. Tunelin e Kalimashit, Kërrabës, Kaskada e Fanit e kështu me radhë”.
Një ndër kompanitë lider të energjisë në Turqi po bashkëpunon me shqiptarët për ndërtimin e kësaj vepre hidroenergjetike
7 % e energjisë kombëtare do të vijë prej kësaj kaskade. Aty do të punësohen 950 banorë të zonës. Llogaria e kryeministrit në të gjithë hidrocentralet që po ndërtohen në shqipëri e çon drejt sloganit të fushatës zgjedhore të aleancës së djathtë
“Në 13 maj Njëshi botëror në fushën e energjisë filloi ndërtimin e kasakdës së devollit. Në më pak se 3 javë fillon ndërtimin kaskada e Fanit, vazhdojnë ndërtimet e hidrocentlan n ë degët e drinit,l shumë shpoejt dillojnë ndëtimet në lumentë e alpebe, në kasakdën e Osumit, në lumenjtë e kukurit dhe lumenn të tjerë të Gramshit, në burimet unore të Skraparit, në Martanesh dhe 4 anët e endit. Ky është zhvillim, ky është punësim”.
Ndër 365 hidrocentrale për të cilat kontratat janë firmosur, 27 janë në Pukë, Shkodër e Lezhë. Në gjithë vendin kanë përfunduar 66 hidrocentrale.
“Ajo çka mund të dukej një ëndërr absurde, nuk ishte një ëndërr nate por një ëndërr ditë. Ato janë një investim prej 2.8 mld euro. Ato do të punësojnë 30 mijë qytetarë në të 4 anët e vendit. Koncesionet janë forma ndër më të suksesshme në zhvillimin enjë ekonomie.Komopania turke investon këtu 146 mln euro para të vetat dhe pasi përfundon veprën, paguan tarifën e koncesionit, taksën shqiptare dhe pas një periudhe të caktuar në kontratë ndërtimin ia kthen popullit si pronë e tij. Kjo është e vërteta e koncesioneve. E thashë këtë për ata që bëjnë betejat e donkishotit me koncesionet”.
Erdhi si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të kryesocialistit Rama kundër koncensioneve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›