E Diel, 1 Nëntor 2026

2013-a, punësimi ne ngërç

puneNdonëse partitë politike kane kryefjale te tyre punësimin, ky tregues nuk ka pritshmëri pozitive per përmirësim gjate këtij viti. Biznesi, ai qe është edhe kontibutori  kryesor ne punësimin e shqiptareve, e vlerëson situatën si pesimiste, raporton Vizion Plus.

Ne një anketim te bere nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, pjesa me e madhe e kompanive janë shprehur se për vitin 2012 treguesi i punësimit nuk ka ndryshuar, ndërsa  pritshmërite për 2013 mbeten ne te njëjtin  nivel.

Për ekspertet qeveria qe do te dale pas zgjedhjeve te qershorit duhet te beje një skaner te mirëfillte te situatës ekonomike dhe me pas te ndërmarrë politikat e duhura. Ndonëse nuk ka te dhëna ekzakte për papunësinë, ajo qe konstatohet nga shume biznese është se ne disa sektorë problematike ka patur shkurtime te vendeve te punës./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›