E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu eshtja e prones prioritet i se djathtes

Partia Republikane, zhvilloi nje takim elektoral ne Kombinat, Tirane, ku u prezantua kandidati per deputet zoti Afrim Tole. Ne kete takim ku merrnin pjese me qindra simpatizante, zoti Tole u premtoi banoreve te Kombinatit, se do te beje gjithçka per te qene prane shtresave ne nevoje si dhe do te jete nje ze i fuqishem ne Kuvendin e Shqiperise ne mbeshtetje te rinise, arsimimit te saj, si dhe orientimit te saj drejt sportit, duke qene edhe nje ish-futbollist i shquar i kombetares shqiptare.
Ne fjalen e tij pershendetese, kryetari i Partise Republikane, zoti Fatmir Mediu u shpreh se e djathta ne koalicionin "Aleanca per Punesimi, Mireqenie dhe Integrimi" kontribuon me njerez plot vlera dhe virtyte sic eshte zoti Tole.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›