E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me Kryeministrin e Japonisë, në pritjen e tij për kryetarët e delegacioneve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

Kryeministri Berisha mori pjesë në pritjen e organizuar nga Kryeministri i Japonisë Yoshihiko Noda, në New York, për ndër të krereve te delegacioneve pjesëmarrëse në sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.


Kryeministri Berisha e uroi Kryeministrin e Japonisë për marrjen e detyres. Gjatë bisedës me Kryeministrin Noda, Kryeministri Berisha bisedoi për marrëdheniet dypalëshe dhe forcimin e mëtejshëm të tyre.


Kryeministri Berisha e falënderoi Kryeministrin Noda për ndihmën 20-vjeçare që Japonia i ka dhënë Shqipërisë. Kryeministri Noda e siguroi Kryeministrin Berisha se ndihma e Japonisë për Shqipërinë do vazhdojë edhe në të ardhmen.


Kryeministri Berisha e ftoi Kryeministrin e Japonisë Yoshihiko Noda të vizitojë Shqipërinë, i cili u shpreh se do ta vizitojë atë në një kohë sa më të afërt.


23/09/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›