E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset për një vizitë zyrtare në Austri

22 shtator 2011

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe në krye të një delegacioni zyrtar, u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Vjenë, me ftesë të Presidentit të Republikës të Austrisë, Hajnc Fisher.

Kryetari i Shtetit shqiptar do të zhvillojë një takim e bisedime zyrtare me Presidentin austriak Fisher. Temë qendrore e bisedimeve do të jetë perspektiva e zhvillimit të mëtejshëm dhe e konsolidimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë si dhe forcimi i dialogut politik në nivelet më të larta.

Gjatë qëndrimit në Austri, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, do të zhvillojnë një takim edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare që punojnë dhe jetojnë në Austri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›