E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me Ministrin e Jashtëm të Francës, në pritjen e tij për kryetarët e delegacioneve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Francës  Alain Juppe, në New York, për nder të kryetarëve të delegacioneve pjesëmarrëse në sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


Kryeministri Berisha pati një bisedetë me z. Juppe dhe i shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë në konsolidimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut, si dhe proceset integruese në NATO dhe BE.


Ministri i Jashtëm francez, z. Juppe shprehu interes për zhvillimet në Shqipëri. Kryeministri e siguroi z. Juppe se integrimi europian është projekti më madhor i qeverisë dhe popullit shqiptar dhe se qeveria e drejtuar prej tij do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme për këtë qëllim.


Kryeministri Berisha e ftoi ministrin Juppe për të vizituar Shqipërinë, ftesë e cila u mirëprit nga ministri i Jashtëm i Francës.


23/09/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›