E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me Presidentin e Libanit, z. Michael Sulayman

Kryeministri Berisha pati një takim edhe me Presidentin e Libanit, z. Michael Sulayman. Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimin e marrëdhënieve tradicionale midis dy vendeve dhe intensifikimin  e marrëdhënieve ekonomike.

Presidenti i Libanit vlerësoi si mjaft pozitiv zhvillimin e Shqipërisë, si dhe  tolerancën fetare të admirueshme që ka vendi ynë.

Kryeministri Berisha u shpreh se do të mbështeste forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe u ndal në çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Libani Presidenti i LIbanit, z.Sulayman, u shpreh se kjo çështje është në vëmendjen e qeverisë dhe shtetit të Libanit.

Të dy palët ranë dakord se duhet të ketë një intensifikim të shkëmbimeve dhe të vizitave të nivelit të lartë mes dy vendeve.


23/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›