E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me Sekretarin Italian të Shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare Z. Adolfo Urso

Sekretari Italian i Shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare u shpreh i impresionuar me ndryshimet e mëdha të Shqipërisë në këto 4 vitet e fundit dhe se edhe kompanitë italiane që tashmë investonin me sukses në Shqipëri ishin të një niveli shumë të lartë dhe kualitativ.

Kryeministri Berisha priti sot në takim Sekretarin Italian të Shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare Z. Adolfo Urso së bashku me delegacionin që e shoqëronte.

Kryeministri Berisha duke i uruar mirëseardhjen zotit Urso u shpreh mjaft I kënaqur që priste një mik të Shqipërisë dhe se kjo vizitë zhvillohej me rastin e një evenimenti kaq të rëndësishëm si “Fiera del Levante”, një organizim prestigjioz I cili do të kontribuojë edhe më shumë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Kryeministri Berisha nënvizoi se ishte inkurajuese për Shqipërinë që investimet italiane në vend rriten çdo muaj dhe se të dyja qeveritë kanë vullnetin më të mirë për ngritjen e tyre në një nivel ekselence duke qenë se janë të gjitha potencialet në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Sekretari Italian i Shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare, Z. Adolfo Urso u shpreh se ishte i impresionuar me ndryshimet e mëdha të Shqipërisë në këto 4 vitet e fundit dhe se edhe kompanitë italiane që tashmë investonin me sukses në Shqipëri ishin të një niveli shumë të lartë dhe kualitativ.

Gjatë bisedimit u ra dakord për një promovim të vazhdueshëm tek biznesi Italian të masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për lehtësimin e biznesit si uljen e taksave, iniciativën 1 euro, One Stop Shop për lejet dhe Licencat dhe për Regjistrimin e Biznesit, dhe së shpejti për Energjinë dhe Minierat etj.

Zoti Urso theksoi interesin e madh të kompanive italiane në Parqet Industriale, në energji, në fushën e Hoteleri-Turizmit, në fushën e prodhimeve bujqësore etj


14/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›