E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me drejtues te kompanive financiare dhe investuese te Wall Street

Kryeministri Berisha fton kompanite investuese te Wall Street per te investuar ne Shqiperi duke siguruar se do te gjejneklimen e pershtatshmeper investime te suksesshme.

Kryeministri Berisha i cili ndodhet ne New York ku po merr pjese ne punimet e asamblese Parlamentare te OKB dhe ku do te mbaje fjalen e tij ne samitin Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit u takua me drejtues te kompanive financiare dheinvestuese te Wall Street.

Gjate ketij takimi ne te cilin kryeministri Berisha mbajti nje fjale beri nje paraqitje te zhvillimeve kryesore ekonomike te Shqiperise qe nga periudha kur ai nisi angazhimin e tij si politikan per tu ndalur me gjeresisht ne politikat e suksesshme ekonomike te ndjekura nga qeveria shqiptare ne 5 vitet e fundit.

Ne kete kontekst Kryeministri u shpreh se arritjet e rendesishme ne fushen ekonomike si pergjysmimi i taksave modernizmi i sistemit te taksave heqja e barrierave burokratike per biznesin etj bene qe Shqiperia te kape me shpejtesi kohen e humbur duke shenuar nga viti ne vit rritje te ndjeshme ekonomike.

Kryeministri beri nje ekspoze te detajuar te potencialeve te pafundme qe ofron Shqiperia per investitoret e huaj ne fusha te ndryshme duke u ndalur ne menyre te vecante ne sektorin energjetik turizem industrine minerale etj.

Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare eshte e angazhuar ne vazhdimesi per krijimin e lehtesive maksimale per biznesin vendas dhe te huaj duke siguruar keshtu nje klime shume te pershtatshme per investime.

Me premtimin se cdo investim i huaj ne Shqiperi eshte nje histori suksesi kryeministri Berisha i ftoi te pranishmit te vizitonin vendin tone per te pare nga afer dhe provuar mundesite qe ai ofron.

Ne prezantimin e tij kryeministri Berisha u shpreh

Shqiperia eshte nje vend me plot shprese per qytetaret. Ne fillimet e mija si politikan njeriu te cilin une admiroja me shume ishte Ronald Regan. Une e lexoja dhe e besoja. Nga Regani mesova se taksat e ulta jane politika me e mire per tu ndjekur. Nga Regani mesova gjithashtu se eshte mekat te perpiqesh te kurosh padrejtesine. Dhe kete parim une e ndoqa. Nuk u perpoqa te merrem me industrine dhe ta perterija ate. Kjo dha rezultat. Ne u perpoqem te adoptonim standardet me liberale. Cdo vit te ardhurat e dyfishuan. Brenda pak viteve vendi im pati nje rritje ekonomike dyshifrore nga pothuaj nje vend i deshtuar. Politika e taksave te ulta funksionoi. Gjithashtu ne ecem shpejt edhe me procesin e privatizimit dhe per dy tre vjet pothuaj 80 e GDP-se vinte nga sektori privat.

Ne vitin 2005 ne u kthyem ne pushtet. Vendimet e para kishin te benin me pergjysmimin e taksave. Ky ishte zotimi im perpara shqiptareve te cilin e mbajta. Se dyti pakesuam administraten ne menyre te ndjeshme me 33. Une kisha premtuar nje qeveri te vogel. Gjerat filluan te vihen ne levizje. Punuam shume per te hequr pengesat burokratike nga biznesi. Vendi im ka nevoje te ece shpejt. Nese te tjeret duhet te vrapojne ne duhet te fluturojme me qellim qe te kapim kohen e humbur. Ne kemi qene vendi qe kemi humbur me shume kohe. Diktatura pushtimet i sollen shume deshperim vendit tim. Prandaj kjo eshte hera e pare. Ne jemi nje vend i lire dhe te gjitha vendet e lira duhet te ndertojne te ardhmen e tyre. Kombi yne mbijetoi.

Ne ulem taksat nga 25 ne 10 kontributet ne sigurimet shoqerore nga 32 ne 15 taksen mbi te ardhurat personale nga 23 ne 10 dhe i ulem te gjitha taksat e tjera nga 26 ne 6 taksa kombetare. Ne ulem me 50 taksen mbi biznesin e vogel. Ne kemi punuar shume por edhe me asistencen e qeverise amerikane mbi modernizimin e sistemit te taksave regjistrimit te biznesit pra tani Shqiperia eshte nje vend me taksa elektronike me sistemin One Stop Shop. Raportet e fundit tregojne se Shqiperia eshte 27 me lart se mesatarja e vendeve te OECD-se lidhur me iniciativat e biznesit. Ne gjithashtu reduktuam me dy te tretat licensat dhe lejet dhe iu drejtuam sistemit te vetedeklarimit. Dhe nje te treten qe mbeti i grumbulluam ne nje One Stop Shop. Megjithese ne vende te tjera nuk ka pasur dhe aq sukses ky model funksionoi me sukses ne Shqiperi dhe biznesmenet jane shume te kenaqur.

Shqiperia eshte vend i vogel ne harte por me potenciale te medha. Kur filloi kriza qeveria qe une drejtoj mori vendim per te bere gjithcka per te lehtesuar bizneset. Fatmiresisht sistemi bankar i cili eshte privat ishte plotesisht likuid dhe funksionoi me dinamizem te madh. Dhenia e kredise u rrit disa here. Megjithate kriza u ndie. Keshtu bankat hezituan te japin kredi si me pare dhe eksportet tona rane. Megjithate vitin e kaluar ne ishim nje nga dy ekonomite me nje rritje te vertete 3.5.

Kete vit iu drejtuam euro-tregut. Deutche Bank dhe J.P Morgan ishin optimiste lidhur me eurobondin shqiptar. Por kjo nuk ishte koha e duhur per shkak te borxhit grek dhe kjo u pa edhe ne diten kur do te takonim investitoret ne Londer por ne mengjes Standard and Poors vendosi borxhin grek ne junk status. Ne u terhoqem po keshtu edhe 8 qeveri te tjera. Tani do te rikthehemi.Ne nuk jemi vend qe perdor euron por ne jemi nje ekonomi e eurozuar. Kjo pati efekte vitin e kaluar. Megjithate monedha jone eci me mire se te gjitha monedhat e tjera jashtezones euro.

Viti 2010 duket nje vit me i mire pasi eksportet jane rritur me 62. Megjithese nuk mund tu them qe jemi nje ekonomi lider ne eksporte jemi nje ekonomi e hapur dhe jam shume i kenaqur me progresin e madh te eksporteve tona. Monedha jone eshte e qendrueshme dhenia e kredise po rritet rritja ekonomike do te jete me e shpejte duke arritur ne 5 ndersa deficiti buxhetor do te bjere ne 3 apo 3.2. Gjate dy viteve te fundit kemi nenshkruar kontrata ne fusha te ndryshme me vlere 6 miliard euro.

Per sa i perket potencialeve qe Shqiperia ofron ne fushen e energjise mund te them se eshte nje vend i bekuar plote me ujera. Lumenj te vegjel qe burojne nga malet jane shume te favorshme per prodhimin e energjise elektrike. Shqiperia eshte nje vend i energjise se gjelber. Shqiperia ka kapacitete prodhimi energjie prej 20 miliarde kilovate ore. Fale nje ligji shume te favorshem ne ia dolem qe te hapim nje gare shume te mire per ndertimin e hidrocentraleve dhe keshtu ne dy vite qeveria shqiptare nenshkroi 220 kontrata per te ndertuar 220 hidrocentrale. Nje prej tyre do te jete me i madhi ne Evrope sepse do te ndertohet nga kompania austriake EVN dhe ajo norvegjeze Statkraft por gjithashtu ka nga e gjithe bota. Puna ka filluar per ndertimin e 36 prej tyre.

Vendi im ka nje vije bregdetare te gjate dhe ka gjithashtu lartesine mesatare mbi nivelin e detit me te larte ne Evrope. Investimi ne energjine e eres eshte nje tjeter mundesi e mire dhe kjo ceshtje eshte marre ne shqyrtim dhe ka filluar investimi ne kete fushe. Ne mbetemi te hapur ndaj burimeve te tjera te energjise perfshire dhe energjine berthamore. Une besoj qe kjo eshte burimi me konstant dhe me i pasur i energjise per kete arsye vendi im i nuk duhet te privohet por duhet te perfitoj nga ky burim energjie.

Duke pasur parasysh edhe pozicionin gjeografik ne jemi perballe nje tregu shume te madh sic eshte italia. Dhe per kete arsye ne planifikojme eksportin per ne Itali pasi atje do te gjejme nje treg te madh. investitoret jane ne dijeni per kete dhe per kete arsye po investojne shume ne vendin tim.

Shqiperia eshte gjithashtu nje vend i pasur ne minerale. Mund te permend ketu kromin mineral i cili mendoj se ka ende rezerva te medha. Fale Kines dhe Indise puna me kete mineral po ecen mire duke respektuar te gjitha rregullat mbi komunitetin dhe mjedisin. Kompani te medha kane nenshkruar kontrata me ne nga Australia Kanadaja dhe Kina dhe ka nje potencial te madh per tu zhvilluar.

Shqiperia ka nje nga brigjet me te bukura ne Evrope bregdetin Adriatik i cili eshte kryesisht ranor dhe Jonin i cili eshte shkembor dhe i mrekullueshem.

Per sa i perket turizmit ka nje bum turistik nga 300.000 turiste qe ne kishim ne vitin 2004 kete vit do te kete 3.5 milion. Cdo njeri qe do te investoje ne turizmin Shqiptar do te kete nje biznes te shkelqyer.

Ne kemi nje program shume ambicioz per nje rrjet rrugor krejtesisht te ri. Ne kater vite kemi asfaltuar me shume se 6000 kilometra por ne do te ndertojme edhe 7000 te tjera. Jemi perqendruar ne shkurtimin e distances nga cdo cep i Shqiperise per ne Tirane duke pergjysmuar ne kete menyre kohen per te mberritur ne kryeqytetin e vendit.

Kombi im ka patur dy projekte projektin e NATO-s dhe fale qeverise amerikane dhe presidentit Bush dhe me vone presidentit Obama ne u beme anetare te NATO-s gje qe ishte jashtezakonisht e rendesishme. Nese gjate dy viteve nenshkruam kontrata prej 6 bilion dollarkjo erdhi sepse anetaresimi i Shqiperise ne NATO solli siguri per investitoret.

Aktualisht eshte projekti i Bashkimit Evropian. Une ekonsideroj ketesi nje proces te bazuar ne meriten. Dhe kudo qe takoj koleget e mi kushdo qofshin ata presidenti i Frances kancelari i Gjermanise te gjithe atyre u them qe ne kemi nevoje per nje vleresim te drejte dhe per mua procesi i bazuar ne merite eshte i dobishem ne shume aspekte. Le te marrim globalizimin une besoj ne te dhe te qenit anetar i BE-se ka shume me hapesire se rajoni po ashtu per investitoret. Une u them investitoreve shikoni po investoni ne zemren ne tregun evropian me te madhin ne bote dhe ky eshte nje avantazh.

Per mua per qeverine time eshte projekti i shekullit dhe po bejme me te miren per te permbushur te gjitha kerkesat. Pa dyshim eshte nje univers kerkesash standardesh normash kritereshpor te gjitha jane per interesin me te mire te qytetareve shqiptare.

Ju falenderoj per kete mundesi dhe ju ftoj per vizite ne Tirane duke ju siguruar qe do te keni sukses.


21/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›