Kryeministri Berisha takohet ne New York me Kryeministrin grek Jorgos Papandreu
Kryeministri Berisha zhvilloi ne New York nje takim te perzemert me Kryeministrin e Greqise Jorgos Papandreu. Ne takim ishin te pranishem edhe ministrat e Puneve te Jashtme te te dy vendeve Edmond Haxhinasto dhe Dimitris Droutsas.
Kryeministri Berisha falenderoi Kryeministrin grek mbeshtetjen e cmuar qe Greqia i ka dhene dhe i jep Shqiperise ne procesin eliberalizimit te vizave dhe integrimit europian vecanerisht per nismen e tij per anetaresimin e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Europian ne vitin 2014.
Pas takimit me homologun e tij Kryeministri Berisha iu pergjigj interesit te mediasne lidhje me kete takim.
Kryeministri Berisha Sapo perfundova takimin me Kryeministrin Papandreu ku une shpreha edhe nje here bindjen tek ndjenjat miqesore dhe rendesia e suksesi i bashkepunimit midis dy vendeve nje bashkepunim i shumanshem ne te gjitha fushat dhe shume i rendesishem.
Shfrytezova rastin per te falenderuar Kryeministrin Papandreu dhe qeverine greke per te gjithe mbeshtetjen e cmuar qe i ka dhene dhe i jep Shqiperise ne procesin e integrimit europian sikunder qeveria e meparshme ne procesin e integrimit ne NATO ne procesin jetik dhe te rendesishem per shqiptaret te liberalizimit te vizave ne inkurajimin e investimeve te medha e nder me te rendesishmet ne Shqiperi ne fondet qe qeveria greke ka dhene per infrastrukturen e vendit nder te cilat me kryesore eshte rruga KonispolndashSarande dhe progresin e madh qe ka bere emigracioni shqiptar ne Greqi ne normalizimin e kushteve te jetes se tyre.
Natyrisht akte te izoluara absolutisht te denueshme apo shperthime fanatike nuk shprehin as ndjenjat e pergjithshme qe ekzistojne por as dhe te komprometojne marredheniet miqesore qe ekzistojne dhe do te ekzistojne midis dy vendeve.
E ftova Kryeministrin Papandreu dhe ai e mirepriti ftesen per te vizituar Shqiperine. Ne rame dakord qe te bashkepunojme jo vetem bilateralisht por edhe per ceshtjet e rajonit. E falenderova shume edhe per nismen e tij per Ballkanin Perendimor anetaresimin e tij ne Bashkimin Europian ne vitin 2014. Edhe ne qofte se kjo nisme mund tu duket e parakohshme vendeve te tjera anetare te BE-se kjo eshte nje thirrje e shkelqyer dhe e favorshme per vendet tona.
Pas ketij takimi mendoni se do kishte ndryshim te qendrimit te Greqise ne proceset integruese te Shqiperise
Kryeministri Berisha Absolutisht por vendosmeri per ta mbeshtetur plotesisht Shqiperine dhe per te vazhduar bashkepunimin e ngushte ne te gjitha fushat.
23/09/2010