E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me kongresmenin Eliot Engel

Kryeministri Berisha zhvilloi në Washington DC, një takim me kongresmenin Eliot Engel.

Kryeministri Berisha e njohu kongresmenin Engel me rezultatet e vizitës në SHBA dhe në veçanti, me takimin shumë miqësor me Sekretaren e Shtetit Clinton.


Më tej, pasi vlerësoi kontributin e zotit Engel në lidhje me promovimin e imazhit të shqiptarëve në botë, si dhe për përkrahjen ndaj Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj, Kryeministri i shprehu atij mirënjohjen më të thellë.


Gjatë takimit, Kryeministri e njohu kongresmenin Engel  me zhvillimet e fundit të rëndësishme në Shqipëri, në fushën politike, reformat e suksesshme, në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.


Në përgjigje të interesimit të zotit Engel, Kryeministri Berisha e njohu me normalizimin e situatës politike dhe theksoi se forcat politike po punojnë normalisht në parlament, përfshirë për reforma të rëndësishme si ajo elektorale, miratimi i gjykatës administrative e të tjera masa të lidhura me rekomandimet e Bashkimit Europian.


Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e fundit dhe situata në rajon.


Në fund të takimit, kongresmeni Engel i ripohoi Kryeministrit Berisha angazhimin e tij për të vijuar e zgjeruar bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë shqiptare dhe i premtoi se do të marrë pjesë në  festimet e 100 vjetorit të pavarësisë.


27/04/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›