E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me personalitetet më të larta evropiane gjatë ceremonisë së 70-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, në Poloni

Kryeministri Berisha mori pjese sot, me ftesë të Kryeministrit të Polonisë, z. Donald Tusk, në ceremoninë e organizuar me rastin e 70 vjetorit te sulmit nazist mbi Poloninë, qe shënon  fillimin e Luftës së Dyte Botërore.

Ne ceremoninë përkujtimore merrnin pjese 20 liderë dhe personalitete të larta evropiane si, Presidenti polak zoti Lech Kaczynski, Kryeministri polak z. Donald Tusk, Kryeministri francez Francois Fillion, Kryeministri i Çekisë z. Jan Fischer, Kancelarja Gjermane  znj.Angela Merkel, Kryeministri i Rusisë z. Vladimir Putin, Kryeministri i Serbisë z. Mirko Cvetkoviç, Kryeministri i Sllovakisë z.Dushan Caploviç, Kryeministri  e Estonisë z. Andrus Ansip, Kryeministri i Italisë z.Silvio Berlusconi, Kryeministri i Bjellorusisë z. Siarhiej Sidorski, Kryeministri i Letonisë z.Valdis Dombrovskis, Kryeministri i Lituanisë z.Andrius Kubilius, Kryeministri i Hollandës z.Jan Peter Balkenende, Kryeministri i Suedisë z.Fredrik Reinfeldt, Kryeministrin e Finlandës z. Matti Vanhanen, Presidenti i Parlamentit Europian z. Jerzy Buzek,  si dhe ministrat e Jashtëm të Francës dhe Britanisë së Madhe,  z. Berndard Kushner dhe z. David Miliband.

Ceremonia u zhvillua në gadishullin Westerplatte në vendin ku gjermanet kryen sulmin e parë kundër garnizonit polak që mbronte qytetin e Gdanskit, qe shënon edhe organizimin e rezistencës dhe qëndresës polake kundër Gjermanisë naziste.

Gjate ceremonisë, liderët e vendeve pjesëmarrëse vendosen kurora dhe pishtarë tek varrezat e mbrojtësve te Gdanskit, si dhe zhvilluan homazhe të cilat u shoqëruan me nderime ushtarake për nder të mbrojtësve te qytetit, te rënë gjatë sulmit nazist dhe viktimave te Luftës se Dyte Botërore.

Në këtë ceremoni përshëndetën Presidenti i Polonisë, zoti zoti Lech Kaczynski, Kryeministri polak, z. Donald Tusk, Kryeministri francez Fillion, Kancelarja Gjermane Merkel, Kryetari i Parlamentit Europiean z. Jerzy Buzek, si dhe personalitete të tjera.

Gjatë përshëndetjes se tyre, te pranishmit theksuan se kjo tragjedi, me e madhja ne gjithë historinë e njerëzimit, nuk duhet të përsëritet më, duke nënvizuar se bashkëpunimi i ngushte midis vendeve dhe kombeve dhe Bashkimi Evropian është lidhja me e mire për bashkëpunimin dhe ruajtjen e paqes.

Gjatë ceremonisë, Kryeministri Berisha u takua dhe bisedoi me Presidentin e Polonisë Lech Kaczynski  dhe Kryeministrin polak Donald Tusk, me Kancelaren Gjermane Merkel, me Kryeministrin italian Silvio Berlusconi, Kryeministrin francez Fillion, Kryeministrin  e Holandes Balkenende, si dhe Kryetarin e Parlamentit Evropian  Jerzy Buzek dhe me personalitetet e tjerë te pranishëm ne ceremoni, te cilët e përgëzuan Kryeministrin Berisha për realizimin dhe për mbylljen me sukses te procesit zgjedhor dhe për fitoren e arritur ne këto zgjedhje nga koalicioni i djathte. Personalitetet garantuan Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tyre për projektin e Shqipërisë evropiane.


01/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›