E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me qytetarë të Durrësit - merr vlerësimin dhe mbështetjen e tyre për fitoren e 23 qershorit

15-06-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha, pas përfundimit të dy takimeve elektorale dje paradite në Durrës, u ndal në një nga baret në qendër të qytetit të Durrësit, ku shkëmbeu përshëndetje e biseda të shkurtra me qytetarë të ndryshëm. Më pas, Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike për këtë qark, përshkoi në këmbë rrugën përgjatë bregut në shëtitoren Taulantia, ku u ndal në disa biznese, kryesisht në fushën e shërbimeve, të vendosura aty. Kryeministri Berisha u interesua për mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre dhe dëgjoi me interes të veçantë shqetësimet dhe opinionet e tyre. Kryeministri Berisha mori vlerësimin e shumë qytetarëve për çka është arritur gjatë këtyre viteve dhe mbështetjen për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›