E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama s’ka as program, as staf - veç urrejtje

15-06-2013 / Nga Redi Agolli

Falimentimi i Edi Ramës për të shpjeguar reformën në shëndetësi, taksën progresive dhe buxhetin që synon të përdorë qeveria e re, ka zbardhur bindjen e përgjithshme se opozita s’ka program. “Elita” që shoqëronte Edvinin në falimentimin e tij publik konfirmonte se ai s’ka as staf e as këshilltarë. Si bosht i fushatës opozitare mbetet urrejtja ndaj krahinave, rajoneve, profesioneve e biznesmenëve, një platformë që parasiguron një dështim me 23 qershor

Edi Rama vazhdon të tregojë në mitingje, në të ashtuquajturën “këndi i fjalës” dhe emisione televizive se programi i tij ashtë si ai në plazh, lakuriq. Ka si slogan elektoral fjalën e madhe “Rilindje”, por po ta shfletosh brenda kësaj fjale nuk do të gjesh asgjë.  “Rilindja”, ky term kaq revolucionar, tek Rama nuk është gjë tjetër një ambalazh që i vihet një kutie të madhe bosh. Ulje taksash, reformim rrënjësor të shëndetësisë, hapja e vendeve të reja të punës, arsimim më i mirë, janë vetëm grup fjalësh të pa shtjelluar. Rrjedhja e kronologjike e daljeve të Ramës e ka përplasur atë nëpër shtigjet “ngeli karkaleci”, ku “këndi i fjalës” nuk është i drejtë 90 gradë, por i shtrembët dhe emri i vërtet është “këndin e dallavereve”, ku Rama na shokon me ekselencën e tij të zhargonit të cepave të errëta të rrugëve me fjalitë “po...ç’të them unë tani”, “ia u rrasi, ia u futi” apo “do jua sqaroj programin pas 23 qershorit”. Të enjten, në emisionin e Blendi Fevziut “Opinion” demaskimi i tij arriti kulmi. Ai u rikonfirmua para shqiptarëve si lakuriq, pa program, por vetëm me programin e kompleksiteteve të tij. U pyet për taksën progresive, shëndetësinë, vendet e reja të punës, arsimimin etj... por përgjigjet e tij ishte pa përgjigje.  Konkretisht, teksa progresive, e cila është qendra gravitacionale ku Rama orbiton fushatën e tij ka ngelur si titull, nuk ka një shtjellim profesional ekonomik, masën, shkallën dhe implikimet. Përveçse është një taksë me implikime negative në ekonomi, pasi të taksosh pronarët e bizneseve të mëdha do të thotë të shkurtosh vende pune. Atë përqindje të taksimit që Rama nuk e tregon, këta biznesmenë do t’ia kthejnë pikërisht me ulje të prodhimit dhe shërbimeve dhe shkurtime vende punë, siç po i ndodh Francës me taksën progresive të të majtit, Fransua Holand. I duket taksat si bojëra që mund të hidhen sa andej këndej. Tek shëndetësia, shohim të njëjtën konstante dërdëllitje, fjali utopike, pa program. Nuk ka program pasi  ajo çka ofron Rama ka kohë që është realizuar nga qeveria Berisha. Shërbimi shëndetësore falas-të cilës Rama i bën jehonë të madhe lart e poshtë Shqipërisë - është një realitet i prekshëm në spitalet e vendit. Reforma në sigurimet shëndetësore është një arritje e vjetër e qeverisë Berisha, por Rama, i izoluar brenda pikturave të tij të një Shqipërie të nxirë, nuk do të shohë diversitetin e ngjyrave të një Shqipërie të zhvilluar. Kësisoj, të gjitha ato që predikon të bëjë janë bërë, por përpjekja e tij orvatet për zhbërjen e tyre. Për shëndetësinë ai ofron vetëm urrejtje, urrejtje për infermierët dhe doktorët-kompleksitet që i buron nga marrëdhëniet e tij të dikurshme me hartuesit e kartelës së tij, e shpalosur me fjalinë e famshme të tij se infermieret janë kurtizane të pacientëve. Në fushën e arsimit Rama nuk vjen me program, por me një anti-program që synon të shkatërrojë sistemin arsimor. Ai vjen me programin e tij të urrejtjes ndaj shkollave private, diplomave dhe mësuesve. Siç dëshmon dita-ditës, nuk shohim program qeverisës, por vetëm program të kompleksiteteve të Ramës, injorancën e tij në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të shtetit. Aristoteli pati thënë se njeriu është “kafshë politike” dhe përkufizimin e parë të shtetit, ai e bëri duke u nisur nga familja, struktura e saj e nisur nga kjo konkludoi me interpretimin e tij se shteti është si familja, ku territorin e paralelizonte me banesën, qytetarët me  bashkëfamiljarët dhe pushtetin me kryefamiljarin. Rama nuk ka provuar ndjesinë e familjes, e s’ka si ta kuptojë shtetin dhe qeverisje. E gjitha oferta e tij është utopike, me ngjyrime marksiste luftash klasa dhe plan për të kënaqur pasionet sadiste që burojnë nga kompleksitetet e tij. Si “gjysmë-burrë” ai shfaqet me programin e tij si sirenat e Odisesë, tunduese, të bukura nga jashtë por bosh nga brenda të cilat sa po ta lëshosh veten në duart e tyre të vërsulen me dhëmbët dhe kthetra. Deri më 23 qershor, Rama do vazhdojë të jetë sirenë.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›