E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Drejtorin e Përgjithshëm të OFID-it, Z. Suleiman Al-Herbish

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit të OPEC-ut pë Zhvillim Ndërkombëtar (OFID-it), Z. Suleiman Al-Herbish. Pas takimit kryeministri Berisha dhe Drejtori i Përgjithshëm i OFID-it z Suleiman Al- Herbish dhanë një prononcim për mediat ku zbardhën detajet e bisedës së zhvilluar mes tyre:

Kryeministri  Berisha:  Sapo përfunduam takimin dhe bisedën shumë miqësore e të frytshme, me Drejtorin ekzekutiv të OFID-it  Suleiman  Al-Herbish, një mik i shquar i Shqipërisë dhe shqiptarëve, një partner  i shkëlqyer i vendit tonë, që gjatë këtyre viteve ka financuar me donacionet e tij me dhjetëra projekte në rrugë rurale ujësjellësa, kanalizime, spitale moderne, autostrada dhe fusha të tjera, prej mbi 100 milion dollarësh.

Zoti Al-Herbish vjen në Shqipëri pas vizitës së mëparshme të tij dhe diskutuam gjerësisht mbi bashkëpunimin për  vitet  e ardhshme, për përparësitë e këtij bashkëpunimi. Kemi rënë dakord  të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushën e infrastrukturës rurale, në fushën e bujqësisë, në transport, në sistemin shëndetësor dhe në fushën e Shqipërisë dixhitale. Këto janë disa drejtime, në të cilat unë i parashtrova zoti Herbish, për bashkëpunimin tonë të ardhshëm, por unë edhe njëherë gjej rastin ti shpreh mirënjohjen më të thellë mikut të shquar, timit dhe të Shqipërisë, për të gjithë mbështetjen  e madhe, ndjenjat miqësore që ka dëshmuar dhe dëshmon ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Faleminderit  z. Al-Herbish.

Zoti Al-Herbish:  Faleminderit shumë zoti Kryeministër.  Jam i gëzuar që ndodhem këtu dhe dëshiroj ta filloj fjalën time, me urimin për  Shqipërinë dhe shqiptarët  me rastin e  100 vjetorit të pavarësisë.  Unë e admiroj popullin shqiptar për vendosmërinë dhe palëkundshmërinë dhe  ju sjell komplimentet më të mira, të miat dhe të kolegeve të mi në Vjenë, të cilët janë shumë krenar për bashkëpunimin që ne kemi me Shqipërinë.

Unë dëgjova me shumë vëmendje  prezantimin e Kryeministrit. Ne diskutuam për bashkëpunimin e tanishëm dhe të ardhshëm, për nivelin e bashkëpunimit aktual dhe performancën  e  bashkëpunimit ne jemi të gjithë shumë të kënaqur.  Projektet që ne bashkë-financojmë  ecin shumë mire.

Dje unë isha në Durrës, u takova me njerëzit dhe pashë rrugët që po ndërtojmë dhe unë i sigurova ata se, ne do të bashkëpunojmë me ta aq sa të mundemi. Në lidhje me bashkëpunimin për të ardhmen, unë i konfirmova kryeministrit  se ne jemi krenarë për bashkëpunimin e ardhshëm me këtë vend dhe ishte shumë e qartë se ne kemi një axhendë të përbashkët, zhvillimin rural, si zhvillim në infrastrukturën rrugore, ndërtimin e ujësjellësve, bujqësi  etj  në zonat rurale, të gjitha këto janë në zemër të biznesit tonë. Unë do të raportoj për takimin me kryeministrin tek mbledhja jonë e komitetit dhe do të bëjë çmos, që të plotësoj kërkesat për të ardhmen e Shqipërisë.  Jam shumë i gëzuar t’ju njoftoj që Kryeministri pranoi ftesën për të na vizituar neve në Vjenë.

Faleminderit shume dhe gëzuar 100 vjetorin.


23/10/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›