E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Kryetarin e Komunës së Çairit të Shkupit zotin Izet Mexhiti

-Duhet të bëjmë gjithçka nën moton e Bashkimit Kombëtar drejt Evropës pasi nuk ka moto më frymëzuese për ne shqiptarët në çdo aspekt.  Shqiptarët duhet të ndihen të bashkuar e të bëjnë shumë në bashkëpunimin e tyre nën këtë moto,- theksoi kryeministri Sali Berisha në takimin me Kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti.

 Kryeministri i Berisha priti dje Kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti, i cili ndodhet këto ditë në Tiranë.

Duke i uruar mirëseardhjen Kryeministri Berisha  e përgëzoi zotin Mexhiti për punën e shkëlqyer që ai po bënte në qytetin më të madh të shqiptarëve në histori për kthimin e forcimin e elementeve shqiptarë në jetën e qytetit.

Kryeministri Berisha theksoi se, shqiptarët duhet të ndihen të bashkuar, të nxitet kjo ndjesi tek shqiptarët kudo që ndodhen drejt bashkimit me Evropën. Nuk është fjala për të lëvizur kufijtë,  por për tu ndjerë të lirë se, njeriu i lirë ndërton të ardhmen e tij europiane- theksoi kryeministri  Berisha,-  duke pranuar ftesën e zotit Mexhiti  për të marrë pjesë në festimet madhështore të Shqiptarëve të Maqedonisë  me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Ndërsa zoti Mexhiti e njohu me punën dhe arritjet e fundit në shume fusha, veçanërisht në arsim, Kryeministri  Berisha pasi e përgëzoi tha se, edhe në Shqipëri vëmendja  është  përqendruar tek arsimi për të rritur cilësinë e tij. Trashëguam një situatë shumë të prapambetur në arsim, por tani po punojmë fort në këtë drejtim ,tha Kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha u njoh nga zoti Izet  Mexhiti,  me morinë e veprimtarive që po bëhen në Shkup për 100 vjetorin e pavarësisë, ndërsa theksoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit në emër të bashkimit në çdo fushë,  tani që shqiptarët e kanë kapërcyer  periudhën me ngrirje shkrirje të marrëdhënieve mes tyre.


20/10/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›