Kryeministri i Republikës së Bullgarisë Boyko Borissov do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri
Me ftesë të Kryeministrit Berisha nga datat 22 dhe 23 tetor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Kryeministri i Republikës së Bullgarisë Boyko Borissov. Të hënën në orën 11.00, Kryeministri Berisha do të mik presë në kryeministri, zotin Borissov dhe delegacion që e shoqëron. Pas takimit kokë më kokë, do të zhvillohen bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve, të kryesuara nga dy kryeministrat.
Në praninë e kryeministrave, do të bëhet nënshkrimi i tre marrëveshjeve dhe më pas, do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.
Për nder të Kryeministrit bullgar Boyko Borissov dhe delegacionit që e shoqëron Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Në kuadër të vizitës së Kryeministrit Borissov, të hënën, në orën 18.00, do të mbahet Forumi Ekonomik Shqipëri-Bullgari, i cili do të përshëndetet nga dy kryeministrat.
20/10/2012