E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Drejtorin e Prokurorisë Publike në Angli dhe Wells, zotin Keir Starmer QC

Kryeministri Berisha priti dje në mesditë Drejtorin i Prokurorisë Publike në Angli dhe Wells, zotin Keir Starmer QC, i cili shoqërohej nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, znj Fiona McIlwham, si dhe bashkëpunëtorë të tij.

Zoti Starmer e falenderoi Kryeministrin Berisha për takimin dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të mirë midis të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.  Ai vlerësoi vullnetin politik të kryeministrit dhe qeverisë së tij në mbështetjen e dhënë ndaj organeve ligj zbatuese në këtë bashkëpunim.

Zoti Starmer theksoi efikasitetin e luftës së përbashkët ndaj krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe trafiqeve gjithashtu vlerësoi dhe dha mbështetje për punën që bëhet në Shqipëri në këtë drejtim.

Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Starner për ndihmën mbështetjen dhe bashkëpunimin në prioritetin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Ai theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të forcuar bashkëpunimin në këtë drejtim. Në këtë kuadër, kryeministri tregoi  gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për nënshkrimin e çdo marrëveshje dhe krijimin e kornizës së nevojshme që do të rriste efikasitetin në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare jep mbështetjen e  plotë për të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që përballen me krimin e organizuar.


31/01/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›