Kryeministri Berisha: Programi “Brain Gain” do të marr një dimension të ri pas suksesit të deritanishëm
- “Brain Gain”, është e domosdoshme që krahas shërbimit civil dhe universiteteve te shtrihet edhe ne nivelin e këshilltareve te ministrave, drejtuesve te institucioneve kushtetuese dhe në raste te caktuara edhe të agjencive kryesore te ngritura me ligj.
- Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet e vendit dhe shkollat e larta të vendit të ndërmarrin një përpjekje te re, të madhe për thithjen e trurit, shqiptarëve, të cilët pavarësisht se ku kanë lindur duan që nëpërmjet këtij programi të kontribojnë në Shqipëri.
Kryeministri Berisha u ndal sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në vendimin “ Për miratimin e Planit të Veprimit të programit “ Brain Gain” për periudhën 2012-2013."
Duke vlerësuar si të sukseshme ecurinë dhe funksionimin e deritanishëm të këtij programi, Kryeministri theksoi se me këtë vendim, ky program do të njohë një dimension të ri. “Gjykoj se është e domosdoshme që “Brain Gain”, krahas shërbimit civil dhe universiteteve te shtrihet edhe ne nivelin e këshilltareve te ministrave, drejtuesve te institucioneve kushtetuese dhe në raste te caktuara edhe të agjencive kryesore te ngritura me ligj.”
Kryeministri tha se është e rëndësishme që Ministria Arsimit duhet të përcaktojë dhe të ndërmarrë një dialog në universitetet publike dhe private për të arritur në një marrëveshje me to për një nxitje dhe fuqizim të ri të këtij programi.
Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se është e nevojshme që të gjitha universitetet e vendit dhe shkollat e larta të vendit të ndërmarrin një përpjekje te re, të madhe për thithjen e trurit të shqiptarëve, të cilët pavarësisht se ku kanë lindur duan që nëpërmjet këtij programi të kontribojnë në Shqipëri.
Kryeministri tha se e njëjta përpjekje duhet të behet edhe për sa i përket administratës për të zgjeruar pozicionet që mund ti ofrohen këtij kontingjenti. “Një përpjekje e madhe është bërë dhe sot në administratën shtetërore mbi 20 % e saj është e diplomuar në universitetet e huaja, nga 1 % që ishte 5-6 vjet më parë, por prapë mundësitë janë më të mëdha, dhe ky vendim jep një kontribut në këtë drejtim.” tha kryeministri.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha u shpreh:
Sot, rendi i ditës është i ngjeshur në materie, por është shumë i ngjeshur në tematikë. Ka një seri problemesh kryesore, ndër të cilat unë do të ndalesha tek programi “Brain Gain”. Me vendim “ Për miratimin e planit të veprimit të programit “Brain Gain” , ne ridimensionojmë këtë program dhe gjykoj se është e domosdoshme që “Brain Gain” krahas shërbimit civil dhe universiteteve te shtrihet edhe ne nivelin e këshilltareve te ministrave, drejtuesve te institucioneve kushtetuese dhe në raste te caktuara edhe të agjencive kryesore te ngritura me ligj.
Programi, i cili u fillua me ndihmën e PNUD ka ardhur duke u konkretizuar dhe vërteta është që nga ky program kanë ardhur duke përfituar rreth 140 studiues dhe studiuese të shkolluar në shkolla të më të mira dhe me rezultatet nder me te shquarat. Kjo përbën një arritje në kuptimin e asaj që programi funksionoi dhe është shumë e rendesihme por tani është e domosdoshme që ky program të njohë një dimension të ri.
Mendoj se Ministria Arsimit duhet të përcaktojë, të ndërmarrë së pari një dialog në universitetet publike dhe private dhe te arrijë në një marrëveshje me to për një nxitje dhe fuqizim të ri të këtij programi. Universitete private, disa prej tyre kanë rekrutuar një numër të madh studiuesish të doktoruar ose me master pasuniversitar në universitet me të mira. Në një shkallë të gjerë kjo ka ndodhur edhe në universitetet publike, por a mund të ketë një nxitje të re të këtij programi, një ridimensionim të plotë të tij. Unë besoj se po. Meqë jam tek universitet, ne kemi një fenomen, ku pedagogë japin mësim në disa prej tyre dhe unë nuk kam ndër mend të shprehem për ndonjë ndërhyrje të veçantë, pasi kjo është atribut i senateve, i rektorëve dhe është e drejtë e tyre të vendosin mbi normat dhe standardet e universiteteve, por duhet të përcaktojmë proporcionet sepse një universitet privat, i cili në stafin e tij akademik 80 % të pedagogëve i ka me kohë të plotë pedagogë të tij dhe në një universitet privat, i cili ka 20 % të pedagogëve i ka me kohë të plotë dhe 80 % i merr nga profesorati dhe akademitë jo të universitetit të tij, kjo duhet të standardizohet. Ne nuk e fshehim, përkundrazi, ne kemi përparësi si në universitetet publike, të cilët kanë aktualitetin, trashëgimin dhe të ardhmen, ashtu dhe universitet private, të cilat nuk kanë një staf akademik të trashëguar më parë, por e ndërtojnë atë dora –dorës, duke hapur degë të reja, programe të reja e kështu me rradhë.
Ndaj dhe zoti ministër, është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet e vendit dhe shkollat e larta të vendit të ndërmarrin një përpjekje te re, të madhe për thithjen e trurit, shqiptarëve, të cilët pavarësisht se ku kanë lindur duan që nëpërmjet këtij programi të kontribojnë në Shqipëri. Gjithashtu, kjo vlen edhe për administratën, është e domosdoshme të zgjerojmë pozicionet që mund ti ofrohen këtij kontingjenti. Një përpjekje e madhe është bërë dhe sot në administratën shtetërore mbi 20 % e saj është e diplomuar në universitetet e huaja, nga 1 % që ishte 5-6 vjet më parë, por prapë mundësitë janë më të mëdha, dhe ky vendim jep një kontribut në këtë drejtim. Këshilltarët e zyrtarëve të lartë duhet të përfshihen në programin e “Brain Gain”, këshilltarët e drejtuesve të agjencive kryesore të vendit, të enteve rregullatorë, të këtyre institucioneve sikundër mund të shihet stimuj të tjerë specifikë për zbritjen e tyre të butë në Shqipëri. Janë të domosdoshme angazhimet e tyre on-line ose part time, kur ata nuk mund të vijnë. Është e rëndësishme të ftohen për të marrë pjesë në programe të caktuara dhe ekspertiza të caktuara, pasi ka shumë prej tyre që punojnë në agjenci ndër më seriozet, që kanë punime ndër më të shkëlqyerat dhe pjesë të këtyre punimeve iu janë përkushtuar aspekteve të ndryshme të zhvillimit në Shqipëri, aspekte sociale, aspekte ekonomike, etj. Pra është shumë e nevojshme të bëjmë një përpjekje të dytë të madhe ne këtë program dhe unë ju përgëzoj për suksesin e deritanishëm. Programi funksionoi dhe tani duhet ti japim një dimension të ri.
01/02/2012