Presidenti Topi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Profesor Muzafer Xhaxhiut

28 janar 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, shprehu ngushëllimet më të ndiera për ndarjen nga jeta në moshën 91-vjeçare të filologut, poetit, studiuesit dhe pedagogut të letërsisë së lashtë latine e greke, Muzafer Xhaxhiu.
“Të dashur familjarë të Profesor Muzafer Xhaxhiut,
Ndiej një keqardhje të thellë dhe trishtim të veçantë në këto momente, teksa ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë. Më lejoni të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të thellë dhe për t’ju shprehur konsideratën më të lartë personale dhe institucionale për profilin njerëzor dhe akademik të Profesor Xhaxhiut!
Në kujtesën e të gjithë të atyre që për dekada me radhë patën fatin ta njohin qoftë si poet, si filolog apo akadamik, qoftë si pedagog në Universitetin e Tiranës, Profesor Muzafer Xhaxhiu do të mbetet i pashlyeshëm për virtytet e rralla njerëzore, për personalitetin e spikatur dhe për përkushtimin e pasionin ndaj studimit të letërsisë dhe përgatitjes së brezave të tërë letrarësh e shkrimtarësh, të cilët i brumosi me dashurinë për artin e bukur të të shkruarit. Ndarja e tij nga jetë ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e të afërmit, por edhe për bashkësinë akademike dhe letrat shqipe.” – theksohet në mesazhin e ngushëllimit të Kreut të Shtetit.