Presidenti Topi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit italian, Skalfaro

30 janar 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar Kreut të Shtetit italian, Xhorxho Napolitano shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Republikës italiane, Oskar Luixhi Skalfaro.
“I nderuar Zoti President,
Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Republikës Italiane dhe senatorit të përjetshëm, Oskar Luixhi Skalfaro. Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju përcjell Juve ngushëllimet më të sinqerta!
Në këto momente, ne ndajmë me ju jo vetëm dhimbjen e humbjes, por edhe vlerësimin tonë më të lartë për zotin Skalfaro, gjatë mandatit të tij si President, për përvojën e pasur e aktivitetin e tij të gjithanshëm politik, ndikimin historik që ai ka pasur në politikën italiane, si dhe për personalitetin e tij të veçantë në jetën shoqërore të Italisë. Duke dalë në pah me aftësitë e tij politike dhe morale si burrë shteti në momentet më të vështira në Itali, zoti Skalfaro ka lënë gjurmë të thella jo vetëm në vendin e tij, por edhe në jetën politike evropiane. Ai ka qenë dhe një mik i madh i shqiptarëve.
Dëshiroj t’ju përsëris edhe një herë, zoti President, ngushëllimet e mia më të thella ndaj popullit mik italian si dhe familjarëve të tij për këtë humbje të pazëvendësueshme. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!” – theksohet në mesazhin e ngushëllimit të Kreut të Shtetit shqiptar.