Kryeministri Berisha takon Kryeministrin kuvajtjan Sheikun Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah
Gjatë vizitës së tij ne Nju Jork, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me kryeministrin e Kuvajtit Sheikun Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah.
Në këtë takim, te dy Kryeministrat ritheksuan vendosmërinë e dy qeverive për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat në veçanti në fushën ekonomike dhe në nxitjen e investitorëve kuvajtiane për të investuar ne Shqipëri në fusha si infrastrukturat e rëndësishme, energji, turizëm etj.
Kryeministri Berisha e falënderoi homologun e tij Sheikun al Sabah për solidaritetin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kuvajti, qeveria dhe populli kuvajtian kanë treguar që në fillimet e hershme te tranzicionit postkomunist në vitet 1992 dhe vazhdojnë të tregojnë ndaj Shqipërisë dhe e siguroi atë se investitorët kuvajtianë do te gjejnë tek qeveria shqiptare një përkrahës dhe partner të denjë e luajal ku ata mund te mbështeten për suksesin ne investimet e tyre ne Shqipëri.
Nga ana e tij, Kryeministri Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah e siguroi kryeministrin Berisha për vendosmërinë e qeverise kuvajtiane për të nxitur investitorët kuvajtianë te investojnë ne Shqipëri ne fusha te rëndësishme si vepra të mëdha infrastrukturore, energjetike e turizëm etj.
Gjate bisedës, te dy Kryeministrat u ndalën edhe në zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti në çështjen e njohjes se pavarësisë se shtetit më të ri evropian, Republikës se Kosovës. Kryeministri Berisha i theksoi homologut al Sabah se njohja e shpejtë e Kosovës është dhe mbetet faktor thelbësor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se çdo hap i ri në këtë drejtim do të shërbente si një kontribut i ri në forcimin këtij stabiliteti e sigurie në rajon.
24/09/2009