Kryeministri Berisha takon Kryetarin e Partisë Demokracia e RE në Maqedoni zotin Imer Selmani
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokracia e RE në Maqedoni zotin Imer Selmani.
Kryetari i Partisë Demokracia e Re në Maqedoni, z. Imer Selmani i shprehu Kryeministrit Berisha kënaqësinë e tij për lajmin shumë të mirë për shqiptarët, vendimin e KE për liberalizimin e vizave si dhe vlerësoi zhvillimet pozitive në rrugën e reformave në Shqipëri.
Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen, u shpreh se ndjek me vëmendje dhe interes zhvillimet në Maqedoni dhe theksoi se qeveria shqiptare mbështet integritetin dhe stabilitetin e Maqedonisë, në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, si dhe në interesin më të mirë të të gjithë rajonit.
Bashkëpunimi mes forcave politike shqiptare në Maqedoni dhe forcave politike maqedonase, nënvizoi Kryeministri Berisha, është shumë i rëndësishëm për zbatimin e Marrveshjes së Ohrit, si një Marrëveshje shumë pozitive dhe një dokument shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët të Maqedonisë, i cili sanksionon të drejtat e shqiptarëve.
Kryeministri Berisha tha se mbetej i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike shqiptare në Maqedoni, të cilat në interesin më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët të dialogut politik në vend.31/05/2010