Trupi Diplomatik i Tiranës i uron Kryeministrit Berisha rizgjedhjen e tij si kryeministër i vendit
Kryeministri Berisha merr një mesazh urimi nga ambasadori rus njëkohësisht Dekan i Korpusit Diplomatik të Tiranës, zoti Aleksandër Prishchepov me rastin e emërimit të Tij, në krye të qeverisë dhe votëbesimit të qeverisë të re që Kryeministri Berisha do të drejtojë.
Në mesazhin e tij, ambasadori rus Prishchepov i drejtohet Kryeministrit Berisha:
“I nderuar zoti Kryeministër,
Nga ana e korpusit diplomatik të Tiranës dhe nga ana ime personale pranoni urimet e mia më të sinqerta me rastin e emërimit Tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe të marrjes së votëbesimit për qeverinë, që Ju formuat, në Kuvend.
Ju uroj, zoti Kryeministër, suksese të reja në shërbimin Tuaj për interesat dhe të mirën e popullit të Shqipërisë.
Pranoni, zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.
Me respekt Aleksandër Prishchepov”
17/09/2009