Kryeministri Berisha takon ambasadorin Arvizu

Kryeministri Berisha është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu. Takimi është zhvilluar në kryeministri ndërsa ende nuk dihet qëllimi i takimit mes kryeministrit dhe diplomatit amerikan.
Ndërkohë takimi mes kreut të qeverisë dhe diplomatit amerikan vjen një ditë pasi tre ambasadorët e akredituar në Tiranë përfshirë edhe ambasadorin Arvizu theksuan se është e nevojshme që të hidhet dritë e plotë mbi ngjarjet e 21 janarit nëpërmjet një procedure gjyqësore të besueshme, përfshirë një hetim gjithëpërfshirës, të pavarur dhe të lirë nga ndikimet partiake.
Letra e ambasadorëve erdhi në një moment debati politik, pikërisht për 21 janarin dhe një ditë pas letrës që familjarët e viktimave i drejtuan ambasadorit amerikan për të ndikuar në zbardhjen e kësaj ngjarje.