E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrezat greke, AK: Tjetër tekë e grekëve

TIRANE- Aleanca Kuqezi ka akuzuar sot qeverine per vednim te fshehte lidhur me ngritjen e varrezave greke. Vendim, marre nga qeveria vetem pak dite me pare.

Ne nje reagim te sotem, AK deklaron se vendimi ne fjale eshte një tjetër kapriço që i plotësohet qeverisë greke.

Vendimi i kryeministrit Berisha për varrezat greke u firmos 10 ditë më parë. Vendimi i kryeministrit është një haraç ndaj Athinës zyrtare, thote AK, duke kujtuar vendimin me te fundit te Gjykates se Apelit per denimin me burg te ish kreut te OMONIA-s per Korcen, Naum Disho.

Sipas saj, qeveria me pare duhet ti kërkojë Athinës të drejtat për çamët.  “Greqia duhet të dëmshpërblejë viktimat e masakrave ndaj çamëve, thekson AK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›