Kryeministri Berisha takon përfaqësuesin e FMN-së
07/03/2010 Gjendja ekonomike
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e djeshme një takim të veçantë me përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gerëin Bell, me të cilin bisedoi mbi situatën e ekonomisë shqiptare. Kreu i Qeverisë shqiptare ka theksuar se Qeveria që drejton është e kënaqur të vazhdojë bashkëpunimin me FMN-në. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, kreu i Qeverisë është shprehur se mbetet i vendosur të vazhdojë forcimin e kuadrit makroekonomik dhe stabilitetit makroekonomik, si dhe të rrisë investimet vendase e të huaja. Nga ana e tij, përfaqësuesi i Fondit shprehu mbështetjen e FMN-së ndaj Qeverisë shqiptare dhe e përgëzoi atë që kapërceu me sukses vitin 2009, i cilësuar si viti me krizën më të vështirë financiare-ekonomike në të gjithë botën. Kjo krizë pati pasoja edhe në ekonominë shqiptare, të cilat janë trajtuar dy ditë më parë në seminarin me temë “Shqipëria, mbajtja e stabilitetit makroekonomik në një ambient të jashtëm sfidues”, ku mori pjesë edhe përfaqësuesi i FMN-së, Gerëin Bell. Në kuadër të uljes së borxhit publik, Qeveria shqiptare ka planifikuar të ndërmarrë një sërë masash agresive. Për realizimin e këtij synimi, qeveria do të shkurtojë në mënyrë drastike shpenzimet, por nuk do të prekë asnjëherë rritjen e pagave dhe të pensioneve, si dhe investimet për ndërtimin e akseve kryesorë rrugore. Për 2009-ën, kostoja e buxhetit për interesat e borxhit është 3.2 për qind. Sipas Ministrisë së Financave, kjo reflekton dy fenomene: atë të rritjes së interesave në tregun rajonal dhe evropian nga shërbehemi, por njëkohësisht dhe rritjen në një farë mase të nivelit të borxhit total publik në vlerë simbolike.