Ministrat e Ballkanit: Shqipërisë e Bosnjës t’i hiqen vizat me BE
07/03/2010 Kërkohet përshpejtimi i procedurave nga Brukseli. Kërkesa do të dërgohet në Belgjikë
Shtatë ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor i kanë kërkuar një zëri Bashkimit Evropian që të përshpejtojë procedurat e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën. Thirrja është bërë gjatë konferencës së përbashkët për sigurinë e kufijve, ku ministrat pohuan se Brukseli duhet të pranojë progresin e arritur nga këto dy vende dhe të garantojë lëvizjen e qytetarëve në zonën Shengen. “Duke pranuar përparimin dhe rezultatet konkrete që ky përparim dhe reformat japin për qytetarët tanë, ministrat e Brendshëm i bëjnë thirrje BE-së të përshpejtojë vendimmarrjen për të garantuar regjimin e lëvizjes së lirë, Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës, duke njohur progresin që këto dy vende kanë bërë në përmbushjen e plotë të kritereve për të përfituar liberalizimin e vizave”,-theksoi ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Mësohet se aktualisht si për Shqipërinë, ashtu edhe për Bosnjën kanë përfunduar inspektimet e ekspertëve evropianë, të cilët pak kohë më parë kanë vënë re përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga udhërrëfyesi. Mbi bazën e këtij inspektimi, brenda muajit prill pritet që Komisioni Evropian të bëjë një raport vlerësimi në bazë të së cilit do të varet edhe vendimi që vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të duhet të marrin për Shqipërinë e Bosnjës. Deri më tani këto dy vende kanë mbetur jashtë liberalizimit të vizave, pasi tre shtetet e Ballkanit si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia fituan të drejtën e lëvizjes së lirë që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë për sa i përket vështirësive aktuale të lëvizjes së lirë në rajonin tonë, ku qytetarët duhet t’u nënshtrohen kontrolleve të shumta kufitare, ministri Basha u propozoi vendeve të rajonit të shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një “Schengeni ballkanik” për të nxitur shkëmbimin më intensiv të mallrave, kapitaleve dhe ideve. Marrëveshja e përbashkët u firmos nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria.
Sistemi TIMS
Në ditën e dytë të Konferencës së 7-të Ministrore mbi Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë në Evropën Juglindore, ministrat dhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse i dhanë më shumë rëndësi sigurisë së dokumenteve të identitetit dhe arritjeve në luftën kundër kriminalitetit të organizuar. Nisur nga kjo ministri Basha evidentoi arritjet kryesore të Shqipërisë në fushën e sigurisë së kufijve dhe reformat e ndërmarra në këtë drejtim. Basha përmendi si arritje shtrirjen dhe funksionimin e sistemit TIMS në të gjitha shërbimet e policisë kufitare dhe integrimin e këtij sistemi me sistemet e tjera të huaja. Për sa i përket bashkëpunimit me vendet fqinje, ministri Basha vlerësoi efektivitetin e shërbimeve të policisë kufitare, të cilat kanë demonstruar me rezultate konkrete se mund të punojnë shumë mirë së bashku. “Sot mesazhi ynë është se me të vërtetë krimi është transnacional, nuk njeh kufi, shtetësi apo kombësi, nuk ka pasaportë, por kufiri i pathyeshëm për ta është vendosmëria jonë për t’u përballur dhe për të fituar çdo betejë, kundër çdo fenomeni kriminal”,-pohoi ministri Basha.
Basha përgënjeshtron Ruçin
Gjatë konferencës ministri Lulzim Basha është shprehur edhe në lidhje me sigurinë e kartave të identitetit, ku ka hedhur poshtë dyshimet për parregullsi duke deklaruar se ato janë të sigurta. “Kartat e identitetit lëshohen sipas një sistemi 100 për qind të sigurt. Nëse ekzistojnë karta të falsifikuara, atëherë do të jenë objekt i ndjekjes penale nga institucionet kompetente të këtij shteti”,- u shpreh Basha. Ndërkohë dy ditë më parë deputeti i Partisë Socialiste, Gramos Ruçi, publikoi në Parlament disa raste ku qytetarë të ndryshëm kishin arritur të falsifikonin kartat e identitetit më shumë se një herë. Nisur nga ky konstatim Ruçi shkoi edhe më tej duke pohuar se nëpërmjet këtyre kartave është bërë edhe manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
U dënua me 13 vjet burg, se qëlloi me thikë Anesti Koraqin
Vrau në ‘03, Interpoli sjell me pranga nga Finlanda vlonjatin Robert Maskaj
- 13 burg për vrasje. Emri i personit të ekstraduar është Robert Maskaj 33 vjeç nga qyteti i Vlorës. Ai është akuzuar nga Prokuroria se në vitin 2003 Maskaj ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin shqiptar Anesti Koraqi, i cili ka gjetur vdekjen në spitalin e qytetit. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti rastësor, të krijuar për shkak të bllokimit të rrugës nga ana e viktimës Anesti Koraqi, i cili ka qenë duke drejtuar automjetin e tij. Shtetasi Koraqi është dërguar menjëherë në spital ku si pasojë e plagëve të marra ka vdekur pas një ore. Lidhur me këtë çështje më 9 maj 2005 gjykata e Vlorës e ka dënuar Robert Maskajn me 13 heqje lirie për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Gjykimi i tij është kryer në mungesë, pasi fill pas kryerjes së krimit autori është larguar duke mos u arrestuar nga policia. Ndalimi i tij është bërë më 10 nëntor 2008 në Helsinki nga agjentët e Interpolit, të cilët mundësuan edhe ekstradimin e tij nga Finlanda. E. Qyno
Prokuroria merr të pandehur Roland Malokun. Ngjarja në Lezhë
S’pranoi t’i dorëzojë 2 mijë euro kushëririt, kanoset duke u kërcënuar me jetën e vajzës
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet ndaj shtetasit Roland Marku, i cili më 26 nëntor 2009 ka kanosur kushëririn e tij, me qëllim marrjen e 2 mijë eurove. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kune të Lezhës, ku i pandehuri rreth orës 15:00 ka shkuar në banesën e të afërmit të tij Pal Marku, duke i kërkuar këtij të fundit një shumë prej dy mijë eurove. Gjatë kohës që i kërkonte shumën e parave i pandehuri ka ngritur zërin dhe ka filluar të kërcënojë shtetasin Marku, i cili nuk ka pranuar t’i japë shumën e parave të kërkuara. Në shtëpinë e shtetasit Pal Marku kanë qenë të pranishëm familjaret e tij. Gjatë bisedës që ka pasur me kryefamiljarin, i pandehuri e ka kërcënuar këtë të fundit që nëse ai nuk i jepte paratë e kërkuara do t’i merrte jetën e të bijës së tij. Me gjithë kërcënimet Pal Marku nuk ka pranuar t’ia japë paratë. Kjo gjë ka shkaktuar irritim tek i pandehuri, i cili ka filluar tregohet i dhunshëm duke thyer e goditur gjithçka që i dilte përpara. Në vendngjarje ka shkuar policia, por edhe kjo e fundit është gjendur në rezistencën e Land Markut. E. Qyno