Kryeministri Berisha takon senatorin Tom Coburn
Gjatë vizitës në SHBA, Kryeministri Berisha zhvilloi të premten një takim me senatorin Tom Coburn.
Kryeministri Berisha e falënderoi Senatorin Coburn për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe integrimit të saj në NATO.
Kryeministri Berisha e njohu senatorin Coburn me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të procesit të integrimit në NATO.
Kryeministri bëri një përmbledhje të përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe e njohu senatorin Coburn me reformat ekonomike dhe politike.
Nga ana e tij senatori Coburn vlerësoi lart punën e Kryeministrit Berisha dhe siguroi mbështetjen e tij për vazhdimësinë e reformave. Senatori Coburn vlerësoi si shumë impresionuese rezultatet e qeverisë dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe kombeve do të thellohen edhe më tej.
Gjithashtu senatori Coburn shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO në samitin e ardhshëm.
06/02/2009