Kryeministri Berisha do të zhvillojë sot një takim me Sekretaren e Shtetit, znj. Hillary Clinton

Në vazhdim të vizitës së tij në SHBA, sot, në orën 11.30 me orën lokale të Washingtonit, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me Sekretaren e Shtetit, zonjën Hillary Clinton, në zyrën e saj.
Në këtë takim, priten të diskutohen tema të rëndësishme të proceseve integruese të Shqipërisë dhe çështje të tjera të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
06/02/2009