E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon zotin Heinz Dieter Wenzel nga universiteti i Bambergut, Gjermani

Kryeministri Berisha priti sot zotin Heinz Dieter Wenzel nga universiteti i Bambergut, Gjermani. Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm që Universiteti i Bambergut ka patur me Universitetin e Tiranës e në veçanti me Fakultetin Ekonomik.

Kryeministri  u shpreh se edukimi është një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë dhe se janë bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim, si rezultat i të cilave vetëm në 5 vitet e fundit  është mundësuar rritja e nr të studentëve me 3 herë më shumë. Qeveria ka iniciuar, mbështetur  forcimin e sistemit të edukimit dhe tani po synohet për një përmirësim cilësor të tij. Në këtë kuadër, bashkëpunimi ndërkombëtar merr një rëndësi të jashtëzakonshme për të plotësuar sa më mirë tërësinë e misioneve që kanë universitetet tona, si përgatitja e studentëve, kërkimi shkencor, përgatitja e fitimi i gradave dhe titujve shkencorë, përgatitja e vetë pedagoge dhe përfshirja e tyre në kërkim.

Zoti Heinz Dieter Wenzel i prezantoi Kryeministrit ecurinë e bashkëpunimit në vite si dhe projektin e fundit me përfshirjen e 7 universiteteve, ndër të cilët dhe atë të Tiranës duke krijuar një rrjet rajonal të rëndësishëm për përgatitjen e studentëve, doktorantëve etj. Pjesë e këtij  bashkëpunimi është dhe programi Mastër i përbashkët në fushën e studimeve ekonomike europianë nga I cili kanë përfituar një numër i konsiderueshëm i studentëve dhe pedagogëve.

Kryeministri  u shpreh se bashkëpunimi me universitetin Bambergut e me universitetet  gjermane në tërësi ka qenë shumë i rëndësishëm dhe konkret dhe se ky projekt do t`i shërbejë reformimit e modernizimit të sistemit. Kryeministri siguroi që qeveria do të mbështesë plotësisht projektin e ofruar prej tyre si dhe kërkoi që ai të shtrihet dhe ne universitete të tjera në Shqipëri dhe Kosovë.


24/06/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›