E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha u nis në Itali për të marrë pjesë në meshën solemne të Lumturimit të Papa Gjon Pali II

Kryeministri Sali Berisha, sëbashku me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, u nis sot për në Shtetin e Vatikanit, për të marrë pjesë, me ftesë së Selisë së Shenjtë, në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II. 
 
Me këtë rast, sot paradite do të zhvillohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Romë, mesha solemne, ku marrin pjesë kryetarë shtetesh e qeverish nga vende të ndryshme të botës.
 
Në mbarim të ceremonisë së shenjtë, pjesëmarrësit do të përshëndeten me Papa Benedikti XVI. 


01/05/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›