Qeveria miraton vendimin për rimbursimin e pajisjeve fiskale dhe të taksimetrave në 4 bashki dhe 13 komuna të vendit

Këshilli i Ministrave miratoi sot, vendimin për kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e pajisjeve fiskale dhe të taksimetrave për 4 bashki dhe 13 komuna.
Sipas nenit 15 të ligjit “Për buxhetin e vitit 2011”, Këshilli i Ministrave, nga fondet në dispozicion të tij, rimburson koston e pajisjeve fiskale, në përputhje me kërkesat e njësive të qeverisjes vendore, për këto bashki dhe komuna: Bashkia Konispol (Sarande), Bashkia Libohove (Gjirokastër, Bashkia Sarande, Bashkia Tepelene, Komuna Bubullime (Lushnje), Komuna Cepo (Gjirokastër), Komuna Dhiver (Sarande), Komuna Fratar (Mallakastër), Komuna Gradisht (Lushnje), Komuna Hysgjokaj (Lushnje), Komuna Kastriot (Diber), Komuna Lukove (Sarande), Komuna Portez (Fier), Komuna Q.Tomin (Dibër), Komuna Qendër Libohove (Gjirokastër), Komuna Topoje (Fier), Komuna Ulez (Mat).
Procesi i kompensimit të pajisjeve fiskale dhe të taksimetrave do të vijojë me miratimin e vendimeve të tjera, në varësi të paraqitjes së kërkesave dhe dokumentacionit nga komunat dhe bashkitë , në të gjithë vendin.
29/04/2011