Kryeministri Berisha uron Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi për zhvillimin paqësor të zgjedhjeve dhe fitoren e PDK-së
Kryeministri Berisha pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Zotin Hashim Thaçi, në të cilën e uroi përzemërsisht për zhvillimin paqësor dhe të civilizuar të zgjedhjeve. Kryeministri e uroi zotin Thaçi, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, edhe për fitoren e merituar në zgjedhjet e së dielës.
Kryeministri e përgëzoi zotin Thaci edhe për të gjithë kontributin e tij, për zgjidhjen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit të të gjithë problematikës së krijuar dy muajt e fundit në Kosovë.
Kryeministri Berisha u shpreh se në të gjitha këto zhvillime fitoi Kosova dhe demokracia e saj.
14/12/2010