E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha uron besimtarët e krishterë për Krishtlindjet

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha, në emër të qeverisë shqiptare,  uroi gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindjet.

“Meqenëse sonte është nata e Krishtlindjeve, në emër të qeverisë, dëshiroj të uroj të gjithë të krishterët për këtë ditë të lindjes së Krishtit, të shpresës, të jetës, të përjetësisë, sepse është një ditë e madhe për të gjithë besimtarët. Ndaj shpreh urimin tim më të përzemërt për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Kryeministri.                                                


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›