E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha kërkon nga bashkitë e vendit të përcaktojnë territoret të mundshme për kompensimin e pronarëve

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha kërkoi nga të gjithë kryetarët e bashkive të vendit, që në territorin e bashkive të tyre të përcaktojnë toka të cilat mund t’u ofrohen pronarëve për kompensim.

“Çdo bashki e ka këtë mundësi, nga Kukësi deri në Gjirokastër. Ky do të jetë një shërbim shumë i madh që ne i bëjmë stabilitetit dhe zgjidhjes së problemit të pronësisë”, u shpreh Kryeministri.  

Kryeministri siguroi se qeveria do të ndërhyjë dhe do të veprojë shumë fuqishëm në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të pronarëve. Në këtë drejtim, ai theksoi se disa grupe pune po punojnë për të diversifikuar ndërhyrjet që mund dhe duhet të bëhen në zgjidhjen e këtij problemi. “Ne do të ndërhyjmë në  këtë drejtim. Shqipëria nuk është më Shqipëria e 15 viteve më parë, kur ka pasur mundësi tmerrësisht të kufizuara. Ne gjetëm një mal falsifikimesh, por sërish po shkohet drejt kthjellimit të situatës në këtë aspekt. Ndaj, në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të pronarëve do të ketë një veprim shumë të fuqishëm nga ne”, tha Kryeministri Berisha.


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›