Kryeministri Berisha uron shkrimtarin Dritëro Agolli, me rastin e 80 vjetorit të lindjes
Kryeministri Berisha i dërgoi sot një kartolinë urimi shkrimtarit të shquar Dritëro Agolli, me rastin e 80 vjetorit të ditëlindjes.
Përmes kësaj kartoline, Kryeministri i uron shkrimtarit Agolli, në këtë 80 vjetor të lindjes, shumë shëndet, gëzime dhe suksese në gjeninë e tij krijuese dhe lumturi në familje.
Kartolina e urimit u shoqërua edhe nga një buqetë prej 80 trëndafilash.
13/10/2011