E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Ndryshimet në ligjin “Për Noterinë” sjellin lehtësim real të barrës burokratike mbi biznesin

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “ Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për noterinë”, të ndryshuar, të propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Duke folur për këtë projektligj, kryeministri u shpreh se ai sjell një risi dhe një lehtësim real të barrës burokratike mbi biznesin, duke i dhënë këtij institucioni detyrimin për të përmbushur përgjegjësinë  e tij.

Duke përgëzuar të gjithë noterët që e mbështesin këtë nismë, kryeministri u shpreh se me këto ndryshime institucioni i noterisë synon modernizimin dhe vendosjen e veprimtarisë së tij on-line për të bërë një transparencë të plotë të punës së tij.

Lidhur me këtë projektligj, Kryeministri u shpreh:

“Sot kemi disa çështje të rëndësishme në rendin e ditës. Në radhë të parë është një ndryshim në ligjin “Për Noterinë” dhe ky ndryshim që ministria e drejtësisë propozon , sjell një novitet, një lehtësim real të barrës burokratike mbi biznesin dhe i jep këtij institucioni, i cili në çdo kohë, në çdo vend është një institucion themelor, pra i jep detyrimin për të përmbushur përgjegjësitë  e tij, synon modernizimin dhe vendosjen e tij on-line për të bërë transparencë të plotë të punës së tij.

Unë i përgëzoj të gjithë noterët qe e mbështesin këtë nismë, por edhe ndryshimi që bëmë këtu në këtë ligj, ndihmon në thjeshtimin e disa procedurave. Kështu disa funksione që i kishte më parë zyra  e  regjistrimit të pasurive tani për të shkurtuar kohërat për biznesin dhe qytetarwt, i merr përsipër institucioni i noterisë, i cili është i lidhur on-line me të gjitha institucionet  e tjera, duke  reduktuar nga 5 hallka dhe 21 ditë kohë, në dy hallka dhe një punë të kryer brenda një momenti të shkurtër.”


12/10/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›