E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha vizitë tre ditore në Izrael

TIRANË- Kryeministri Berisha është nisur sot drejt Izraelit për një vizitë 3 ditore me ftesë të homplogut të tij Benjamin Netanyahu.

Sipas njoftimit për shtyp të kryeministrisë, kjo vizitë do të kontribuojë për te çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe si dhe për te nxitur bashkëpunimin ekonomik.

Në ditën e parë të vizitës së tij, Kryeministri Berisha do të takohet me Presidentin Shimon Peres. Me pas do të ketë një takim me kryeministrin Netanyahu, takim i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Kryeministri Berisha do të zhvendoset me pas në Tel Aviv, ku do të përshëndesë punimet e Forumit Ekonomik Shqipëri-Izrael, i cili i jep një mundësi shumë të mirë për t’i prezantuar biznesit izraelit zhvillimet ekonomike të Shqipërisë dhe potencialet e saj të mëdha për investime, si dhe për të nxitur bashkëpunimin midis sipërmarrjes izraelite dhe asaj shqiptare.

Një moment i veçantë i vizitës për Kryeministrin do të jetë edhe ceremonia e dhënies së titullit “Anëtar nderi”, nga Shoqata Shqiptaro-Hebraike.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Haxhinasto vizitë 5 ditore në Japoni, Kore dhe Vietnam

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›