E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, i sëmuri mendor rezulton i zhdukur

Prej afro një muaji një 47-vjeçar është zhdukur në drejtim të shtetit grek, duke humbur çdo lloj komunikimi me të afërmit e tij. Dhorkë Lupe 65-vjeçare ka denoncuar në RTV “Ora News” humbjen e djalit të saj të vetëm Petraq Lupe i cili është i sëmurë.

Sipas gruas në fjalë, 47-vjeçari Petraq Lupe vuan nga probleme mendorr për të cilat kurohej pa dijenë e tij. Ai është larguar fillimisht në drejtim të Selanikut në 27 tetor të këtij viti, pasi ka marë pasaportën. Nëna e tij e moshuar rrëfen historinë e humbjes së djalit ndërsa bën apel për ndihmë nëse dikush e ndihmon ta gjejë.
 

Nëna e moshuar e të humburit ka kërkuar ndihmë në policinë e Korçës, madje edhe pranë Interpolit, por nuk ka mundur të gjejë asnjë zgjidhje. Ajo bën një apel për ndihmë për të mundësuar kthimin e të birit në shtëpi, ndërsa shpresa e vetme i ka mbetur televizioni.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›