E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton në Vorë familjen e Reshit Krujës, i cili humbi jetën tragjikisht në Gërdec

Gjatë vizitës së tij në Vorë, Kryeministri Berisha viziton familjen e Reshit Krujës, i cili humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit. Në këtë vizitë Kryeministri Berisha shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë së Vorës, zoti Fiqiri Ismaili dhe nga deputeti i zonës për PD, zoti Astrit Patozi. Zonja e shtëpisë, bashkëshortja e të ndjerit, i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Berisha duke e falënderuar për kujdesin dhe mbështetjen në momentet e vështira të familjes së tyre. Kryeministri Berisha siguroi pjesëtarët e familjes Kruja për përpjekjet e tij maksimale në mbështetje të interesave të tyre, duke shprehur angazhimin se qeveria në bashkëpunim me pushtetin lokal do të jetë gjithnjë pranë tyre. Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se drejtësia që familjarët kërkojnë, duhet dhe do të vihet patjetër në vend dhe për këtë qeveria ka dhënë dhe po jep të gjithë mbështetjen e saj. Bashkëshortja e të ndjerit Reshit Kruja kërkoi një ndihmë të menjëhershme për vajzat e saj, të cilat ndiqnin universitetin, një kompjuter në shtëpinë e saj, i cili ju premtua menjëherë nga Kryeministri Berisha dhe Deputeti Patozi, i cili shprehu gatishmërinë që një kompjuter do t’i shkonte kësaj familjeje menjëherë në ditët e ardhshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›