E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha votoi në qendrën e votimit numër 1728, të njësisë bashkiake nr. 2 të kryeqytetit

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha, votoi sot rreth orës 10:00 në qendrën e votimit numër 1728, të njësisë bashkiake nr. 2 të kryeqytetit.

Pas votimit, Kryeministri Berisha bëri këto komente për mediat: “Së pari dua të përshëndes të gjithë zgjedhësit shqiptarë,  ti  ftoj ata në një akt dinjitoz  të përgjegjësisë së tyre ndaj vetes, familjes, komunitetit, bashkisë dhe komunës, të marrin pjesë në këto votime, të votojnë për kandidatët që ata besojnë, se me aftësitë, përkushtimin, integritetin dhe mundësitë e tyre do të ndryshojnë më shumë për mirë jetën e tyre, komunitetit, e të qytetit dhe komunës për katër vitet që vijnë. 

Ftoj të votojnë të qetë, të votojnë në dinjitet të plotë, duke i garantuar që  kjo mazhorancë  është  e vendosur të respektojë me nderim të veçantë votën e çdo qytetari shqiptarë.

Shpreh kënaqësinë se të dhënat e deri tanishme janë të një procesi zgjedhor  tërësisht të mbarë dhe unë dua të them  që ka filluar në të gjithë vendin dhe po zhvillohet krejtësisht normal në parametra e një procesi të civilizuar dhe të denjë për një vend të lirë, kjo sipas informacioneve që kam deri më tani.  Uroj të vazhdojë kështu deri në mbyllje dhe shqiptarët të kenë një ditë feste të  demokracinë së tyre.

Pyetje: Zoti kryeministër keni ndonjë apel për opozitën?

Kryeministri Berisha:  Apeli im në këtë ditë zgjedhjesh për të gjithë forcat politike, është të kontribuojnë për një proces normal dhe natyrisht të pranojnë verdiktin, peshën, që del nga vota e qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: Cili është komenti juaj për qëndrimin e ndërkombëtarëve, që kërkojnë përmbushjen e standardeve?

Kryeministri Berisha: Asnjë  komb nuk voton për një komb tjetër. Çdo komb voton për vetën e tij, për liritë e tij. Natyrisht zgjedhjet janë një proces themelor i një demokracie, çka ka të bëjë me një standard ndërkombëtarë që çdo vend duhet të realizojë, në këtë kontekst është jetike që procesi zgjedhor të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

Pyetje:  Zoti kryeministër  i druheni një tërheqje të opozitës?

Kryeministri Berisha: Unë nuk kam pse të paragjykoj asnjë, shpreh respektin tim për të gjithë pjesëmarrësit dhe nuk kam asnjë lloj arsye të paragjykoj një vendimmarrje të tillë nga opozita. Nuk besoj se opozita të tërhiqet, unë shoh se pjesëmarrja është kudo dhe komisionerët e të gjitha forcave politike, sot janë  vendimmarrësit më të rëndësishëm të këtij vendi.  Kryeministri sot është një votues, vota e të cilit administrohet nga ata komisionerët, që janë aty dhe kjo është për të gjithë.

Pyetje: Procesi i votimit zoti kryeministër ishte i gjatë apo normal?

Kryeministri Berisha: Ishte fare normal , dokumentacioni  ishte shumë i kthjellët dhe mendoj se edhe qytetarët ndajnë të njëjtin mendim me mua. 

 


08/05/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›