E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha kalon paraditen në shoqërinë e familjes

Kryeministri Berisha, pasi ka hedhur rreth orës 10.00 të ditës së sotme votën e tij për zgjedhjet vendore, ia ka kushtuar një pjesë të paradites familjes, veçanërisht të vegjëlve, nipërve dhe mbesave.

Pas një muaji të lodhshëm, i përfshirë në një fushatë intensive elektorale në të gjithë vendin, Kryeministri, padyshim duke shfrytëzuar edhe heshtjen zgjedhore të kësaj dite, i është gëzuar familjes, ku sëbashku me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, vajzën Argitën, bashkëshorten e djalit Shkëlzenit, dhe nipërit e mbesat ku nuk mungonte as më i vogli Arti.

Zoti Berisha ka shijuar një kafe në  qetësinë dhe bukurinë që të ofron natyra në kafe, barin e lokalit Sofra e Ariut, në kodrat e liqenit artificial. Ky pushim, që edhe për shkak të motit të ngrohtë e shkëlqyes  të kësaj dite pranvere, ishte i një moment i bukur për të gjithë familjen, veçanërisht për të vegjlit, të cilët nuk harruan t’i drejtonin pyetje të shumta për të gjithë këtë kohë, kur, për shkak të angazhimeve të shumta, zotit Berisha i duhej të ishte shpesh në lëvizje dhe bashkërisht me të, të vizitonin e të luanin me kafshët e ndryshme që strehohen aty.

Por duket se gjyshi i tyre ishte ai që e shijoi më shumë këtë moment, për të cilin kalimi i herëpashershëm i fundjavave në natyrë me nipërit e mbesat mbetet  aktiviteti më i preferuar.


08/05/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›