E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me lidershipin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, ku i informoi ata lidhur me zhvillimet më të fundit në vend duke i siguruar se situata dhe rendi kushtetues janë të garantuar.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha:

Së pari dëshiroj t’ju përshëndes ju, të përshëndes të gjithë efektivat e ushtrisë shqiptare, ushtarakë kudo që janë në repartet e tyre, në Shqipëri, në Afganistan dhe në çdo detyrë kudo që ndodhen sot. 

Erdha, natyrisht t’ju njoh juve,  me zhvillimet e ditëve të fundit, aspektet organizative, financiare, aspektet e gjithanshme të një përpjekje të një puci, të parapërgatitur me kujdes, për të marrë me dhunë për të përmbysur një qeveri legjitime të shqiptarëve për të rikthyer skenarët,të cilët pavarësisht nga koha që ka kaluar shteti shqiptarë , por nga viti 24 deri më sot nuk kishte njohur.

Në të gjithë këtë debat politik, të cilin sigurisht që e keni ndjekur, ndonëse jeni të depolitizuar ka pasur një çështje themelore dhe kjo çështje ka qenë çështja e votës. Me vështirësi, me shumë investime dhe shumë mundim, ne ia dolëm të zhvillojmë zgjedhje, të cilat plotësuan standardet kryesore të OSBE/ODHIR-it,  zgjedhje në të cilat u theksua, u shkruajt nga vëzhguesit ndërkombëtar, por dhe u firmosën nga 20 mijë komisionerët socialistë, se nuk pati asnjë provë për manipulim rezultati, dhe asnjë provë për numërim të pa vlefshëm.  Ky konkluzion ishte themelor, nuk pati asnjë rekomandim për rinumërimin e tyre.  Megjithatë në sensin e respektit ndaj opozitës, sepse opozita është ndër të tjera pushteti moral i vendit, pavarësish se nuk ka forcën dhe nuk ka shumicën, nga ana morale ajo respektohet për kontributin që jep.  Ne pranuam të marrim pjesë në komision që e kishim pa asnjë detyrim kushtetues dhe ligjorë, ne kërkuam që gjithçka të bëhet në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e vendit, sepse ne sado që jemi dy eksponentë kryesorë të forcave politike, pa ndryshuar kushtetutën dhe ligjin, nuk mund të veprojmë, ne jemi ndër to, ligjet dhe kushtetuta janë mbi ne.

E theksova dhe dje para policisë, se ka pasur një moment nga më unikët në historinë e Shteteve të Bashkuara, kur njëri kandidat fitoi votat më shumë nga populli amerikan. Por kushtetuta amerikane thotë se të zgjidhet ai që merr vota kolegji më shumë dhe doli dhe i tha partisë së tij, një nga më të mëdhatë në botë,  ne vërtet kemi marrë vota më shumë, por diçka më e thellë, më e madhe qëndron në themel të lirive tona dhe kjo diçka më e madhe është kushtetuta, e cila rivalit tim i njeh të drejtën për tu bërë president. Ndaj dhe unë jam përpjekur të tregoj hapësirën më të gjerë, respektin më të thellë , por disa parime nuk mund ti shkel, jam i detyruar ti mbroj atyre që unë ju besoj dhe janë të shkruara, unë nuk kam tagër ti shkel ato.  Ka një vendim gjykate, le ta ndjekin me gjykatë, po tha gjykata  rinumërim, një për një, fletë për fletë, do të rinumërohet, le të ndryshojmë çdo rezultat. Kjo ka  qenë pjesa e koncesionit. Ka pasur dhe një pjesë tjetër që nuk e bëja  debat, sepse në atë kohë nuk kishte, që është pjesa e sekretit.  Sekretin e votës nuk ka gjë në botë që mund ta marrë.  Ai sekret qëndron jo vetëm në faktin se ti futesh në kabinën e votimit, por qëndron dhe në  firmën tënde, në numrin e dokumentit dhe të gjitha të dhënat e tua personale, por nuk ka askush punë me to.  Nëse merret ky sekret të gjitha zgjedhjet që vijnë prapa të paktën për  8 vjet , gatuhen shumë lehtë, por kjo nuk mund të bëhen.

Fatmirësisht një përfaqësues i një partie politike në Shkodër, iu drejtua prokurorit me ato të dhëna që kishte.  Fatmirësisht prokurori pranoi padinë dhe mori dhe rinumëroi çdo votë, në një dhomë me kamera  televizive dhe me mijëra vota doli vetëm një votë e dyshimtë, e vlefshëm apo e pa vlefshme.  Ju garantoj se nuk ka standard  në botë më  të saktë se ky, gabimi njerëzor është gabim njerëzor. Kjo është saktësia më absolute, çdo votë është e skanuar, çdo votë filmohej fotografohej, transmetohej në mure, kështu që militantëve jua prishte të gjithë adrenalinën dhe emocionet, askush nuk mund të mendonte aty ti them të zezës së bardhë dhe të bardhës së zezë dhe kemi arritur një standard të shkëlqyer. Nuk e kam ditur se ai proces numërimi është i asaj saktësie . Jo, ju them të vërtetën, por e vërtetuan këtë organet e drejtësisë.

Ju i keni ndjekur debatet , dy seancat më të gjata në historinë e parlamentit, kam qëndruar aty gjithë natën, opozita kërkoi që kryetari i tyre të ketë tre vota, plotësisht dakord dhe duhet t’ia jepja, ndonëse nuk ka asnjë bazë ligjore, por ka një bazë morale, opozitën duhet ta respektojmë.  Pati një pikë aty njëlloj siç ishte sekreti, janë dyshimet, ai le të hetojë dyshimet, plotësisht dakord, por të hetojë dyshimet e bazuara në fakte e prova, përndryshe  kurrë, nuk je njëri i lirë nëse vendos ndryshe.  Imagjinoni ju sikur Parlamenti të vendoste për të  hetuar dyshime pa prova, se çfarë mund të  bënin të gjitha agjensitë e vendit, ne transformoheshim në një shoqëri të paimagjinueshme, shoqëri e cila ka personazhin më tipik në romanin e Franc Kafkës , Xhozef K .  Xhozefit punonjës banke, një ditë i shkojnë tre vetë dhe i thonë je i arrestuar, e pyet pse jam i arrestuar, sepse je dyshim, dhe zhvillohet e gjithë  novela, por novela është novelë, nuk është shoqëria, kështu që kjo nuk mund të pranohej kurrë. Po çfarë  bëme, pranuam gjithçka tjetër, por thamë të shkruajmë, sepse kështu dikton Gjykata Kushtetuese, dhe Gjykata Kushtetuese i thotë Parlamentit se do hetosh vetëm dyshime të bazuar në prova, fakte ose grup faktesh. Kështu thotë dhe ligji i komisioneve hetimore parlamentare, se ndryshe merr mbarë të hetosh çdo gjë, por kjo është një gjë, që një vend i lirë nuk mund ta bëjë kurrë.

Kjo shërbeu si një pretekst për të ecur drejt zgjidhjes finale, cila ishte zgjidhja finale  e parë me datën 21 janar, pesë orë një kryeministër  i zgjedhur , i një koalicioni fitimtarë i zgjedhjeve të shkuara me një koalicion tjetër plus, përveç atij, rrethohej në detyrë pesë orë nga grupe kriminelësh, trafikantësh, banditësh, që të gjithë të paguar.  Të gjithë të armatosur, të gjithë të paguar dhe prej tyre jo pak të armatosura me armë jo pak të sofistikuara të grupeve terroriste dhe këto janë mbi të dhëna të sigurta, lloj  të ndryshme  pistoletash dhe autobombash, të stërvitur javë përpara në grupe, me plane shumë të hollësishëm sulmi dhe komande.

Të dashur gjeneralë, punonjës të ministrisë, unë do t’ju lexoj vetëm një segment të urdhrit që jepet nga ndërtesa karshi meje atyre që thyen portën e kryeministrisë:  Sulm, ecni, futuni brenda , (pasi ishte hapur porta) mos kini frikë, mos u trembni nga krismat, sepse janë fishekë manovre. Ecni, ecni, përpara, ç’është ky organizim i keq, mos u tërhiqni, mos u tërhiqni, ecni përpara hyni brenda, mos u trembni.
Ndërsa tjetri, i cili ishte vetëshpallur gjeneralë pyeste: Tu çojmë kallashët se porta u hap.

Ky është vetëm një segment i atij organizimi, i cili u parapri me begraundin politik se duhet të ndjekim skenarin e këtij vendi apo atij vendi, se Berisha  duhet të kalojë mbi të vdekur.  Natën para protestës do të deklaronte kreu i pucit, siç kapërcehet mbi të rënët se populli do të tejkalojë kushtetutën, princip bazë i çdo puci. Për të mos bërë puce, pengesa bazë ligjore është kushtetuta  dhe populli mund ta tejkalojë kushtetutën.  Në asnjë rast kushtetuta nuk tejkalohet pa u ndryshuar, ajo respektohet.

Ishin planifikuar kamion për portat dhe ajo vetura që erdhi,  erdhi për portën, por jo një dhe pesë e pesëmbëdhjetë makina  po të vinin, atë kryeministri se merrnin kurrë ata dhe nuk mund të marrë askush kurrë, institucionet  e një vendi demokratik. Në ndonjë rast kisha sugjerime të angazhoja ushtrinë, por në asnjë mënyrë, këtu e mbrojmë vete , po të jetë puna për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet, të gjithë jemi ushtarë dhe kjo është një shumë normale dhe kjo është një vlerë e pacenueshme dhe nuk mund të preket kurrë, sikundër është një vlerë e pacenueshme siç nuk do të preket  e drejta e çdo qytetari shqiptarë për të protestuar paqësisht.  Të gjitha këto janë standarde të një vendi të lirë, ata dështuan, për të marrë kryeministrinë, pas pesë orësh bëhet një bilanc, kishte tre viktima, kishte 81 efektivë të Gardës së Republikës të lënduar, kishte 27 policë.

Sot në mëngjes unë takova efektivin e policisë Amaraldo Izeiri,  i cili ka qenë efektivi juaj, ka qenë në kontingjentin e parë në Irak dhe më solli flamurin, por u ndala këtu, sepse ai më tha se na porositi drejtori për durim dhe e vërteta është  se unë në mëngjes thirra ministrin dhe drejtorin dhe ju thashë, që jo vetëm që do të përmbaheni nuk do të provokoheni, por dhe një durim do të tregoni, sepse natyrisht nuk më shkonte mendja që mund të shpërthente ndaj tyre një dhunë barbare siç e panë të gjithë, element të droguar, element të paguar , element kriminalë, por dua t’ju them këtu ka edhe të dhëna për element të infiltruar nga ndonjë vend tjetër, por kjo është çështje hetimi.  Drejtori i thotë se porosia e kryeministrit sot është të bëni durim dhe të jeni sa më të vetëpërmbajtur dhe ju e patë se çfarë qëndrimi  mbajtën ata burra me uniformë aty.  Një nga qëndrimet më të shkëlqyera natyrisht u treguan shqiptarëve, i treguan botës, se ky vend ka ligj dhe ato nuk mund të tejkalohen.  Në këto kushte bëhet bilanci, bilanci tre viktima dhe të plagosurit.  Në konferencën time të parë të shtypit i kam kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme hetim të plotë të të gjitha rrethanave.  Në një gusht shteti në një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë, mund të mos vritet kush, por mund të vriten tre, mund të vriten tridhjetë, mund të vriten dhe shumë më tepër, një gjë është e sigurt me dhunë pushteti nuk mund të rrëzohet kurrë, kjo është jashtë çdo lloj diskutimi. Kështu që në mënyrë absolute si kryeministër jam tërësisht i interesuar të dalë e vërteta. Do të jetë drejtësia që do të bëjë vlerësimet dhe ky është rregull i një vendi të lirë. Të nesërmen herët në mëngjes fare, pa asnjë hetim informohem se është lëshuar urdhër arresti për të gjithë zinxhirin e komandës së Gardës së Republikës.

Ju jeni ushtarakë, dhe ju e dini që ushtari, gardisti urdhrin e ka nga rregullorja, ka një rregullore që ai zbaton. I thotë dhe komandanti i vet këtyre se kanë qëlluar me fishekë manovre dhe mund të kenë qëlluar dhe me fishekë manovre, kanë qëlluar me fishekë reale, këto të gjitha janë çështje hetimi.  Janë vrarë nga të tjetër? Këto të gjitha janë për hetim, gjithçka është për hetim, por një gjë është e sigurt, në atë oborr ai që shkel apo guxon të shkelë, në rast se nuk largohet me të shtëna paralajmëruese nuk do të mund të largohet kurrë me këmbët e tij më.  Ky është rregulli i çdo vendi demokratik.  Shko ti shtyja portën një institucioni të huaj dhe do shohësh cili është reagimi, cila është përgjigjja që merr.  Me disponibilitetin më të plotë për një hetim të plotë dhe total, i kam dhënë një urdhër Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, që të dorëzojë të gjitha filmimet, të gjitha videot prokurorisë për ta ndihmuar në hetim.  Tani rezulton që urdhri  i parë për arrestim është urdhri i komandantit të Gardës së Republikës, ndërkohë që dje personi i armatosur që gjuajti lëndoi Komandantin e Gradës u la i lirë, sepse ju  hoqën  të gjitha veprat e tjera, përveç  pistoleta në brez , se nuk kishte ndonjë tubim të dhunshëm me armë dhe u la i lirë.

Tani unë do t’ju lexoj çfarë thonë ligjet e vendit. Po marr vetëm një moment , Kryengritja  dhe kjo është e kodit penal: Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme si vendosje pengesash apo barrikadash , për të ndaluar forcat e rendit. Rezistenca me armë apo çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave. Kryerja e plaçkitjeve, grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe njerëzve, krijimi  i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bërë për të përmbysur rendin kushtetues, dënohen me burgim dhe vazhdon ligji me detajet.

Ka nga ata që rend kushtetues quajnë vetëm  veten e tyre dhe këta janë mjeranë, se rend kushtetues ka institucionet kushtetuese dhe ekzekutivi  është institucioni kryesor i fuqisë, së një populli, është institucioni kryesor i forcës  së një populli i dhënë nga një parlament i lirë. Pra duhet të falënderoj këtu me shumë mirënjohje agjensitë e vendeve mike, të cilat na e dhanë informacionin, krahas, qindra kryepleqve, qytetarëve të cilët informonin për të gjitha rekrutimet, për të gjitha paratë që shpërndaheshin, njëra për dhunë tjetra për transportin. Tani tu them që kjo është një ngjarje tragjike, një ngjarje shumë e turpshme, se imagjinoni ju se cila ka qenë nata e atyre djemve që janë në frontin e luftimit, janë në luftë, me mision lufte ne Afganistan, kur ata kanë parë se çfarë behej mbi efektivat në vendin e tyre.  Si janë ndier ata me kolegët e tyre të armeve, që ndajnë jetën me ta, si janë ndier të rinjtë shqiptarë që kanë parë flakët për të djegur të ardhmen e tyre, si është ndier  biznesi shqiptarë, në këto kushte të një puci që nuk është ndërprerë, por që absolutisht në çdo stad do të ketë fatin e stadit A. Unë dua tu garantoj se punonjësit e gardës, secili do të jetë disponibël  ndonëse ne kemi të dhëna  të plota se çfarë ndodh në këtë proces, por prapë ne kemi zgjedhur dhe zgjedhim rrugën kushtetuese ligjore, ne jemi shtet ligjor.  Secili nga komandantët e gardës, do të jetë disponibël  24 orë mbi 24 orë, por në kushtet e vazhdimit të pucit nuk mund të pranojmë se arrestimi të behet në  shërbim të tij.  Kurse ndjeka e tyre e lirë le të jetë pa asnjë kufizim, vendoja  e të gjitha masave mbi bazën e një hetimi të ndershme dhe serioz ndaj tyre pa asnjë diskutim.

Dhe njëherë  them pavarësisht nga gjithë kjo situatë që shihni, qeveria ka zgjedhur rrugën kushtetuese, rrugën legjitime, shtetin ligjor dhe asnjë rrugë tjetër. Ne jemi anëtar  i NATO-s, e kam theksuar dhe theksoj se këtë vend nuk mund ta pushtojë kurrë kush më nga jashtë  dhe institucionet e  tij nuk mund ti marrë kush kurrë nga brenda.  U panë se sa ishin të revoltuarit, shqiptarët dhe bota e panë sesi qytetarët e Tiranës përcollën me indiferencën absolute, ata që donin ti vinin  zjarrin qytetit të tyre.

Shqipëria  e pa sesi socialistët si opozitarë kishin ardhur të protestonin para kryeministrit, por kur e panë se nuk kishte protestë, por një kurth dhe përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë u larguan në distancë të madhe nga zona dhe nuk dhanë asnjë mbështetje.  Shqiptarët e panë se cili ishte populli i puçistëve.  Populli i puçistëve ishte një grusht bashibuzukësh, horrash, të droguarisht, të cilët si kafshë u vërsuleshin policëve në mënyrën më të paimagjinueshme, atyre që ju kishin siguruar me qindra herë protestat.

Këtu nuk ka asgjë për mos zbatimin e ligjit, nuk do të bej unë komente, sepse ka përcaktime të qarta ligjore se kur zbatohet dhe kur nuk zbatohet mandati, por unë jam politikan, unë ju deklaroj se nuk mund të pranoj vazhdimin e pucit.  Kam përgjegjësi absolute para këtij vendi  që të mos e lë të kalojë. Jam i bindur se kjo situatë do të kapërcehet, për momentin shoh sërish dhe kam të dhëna se puçistët kanë vetëm një vullnet të vazhdojnë pucin, kjo është mbi bazën e të dhënave shumë të sakta, por nga ana tjetër ju garantoj, duke qenë ju gjithë ditën në detyrat që keni, ekzistojnë të gjitha potencialet e tjera që ju të përmbushni detyrat tuaja të përditshme dhe pucit ti shtypet koka aty ky të lindë pa asnjë nevojë për ndërhyrje më të shumta sesa ato të linjës së parë që e mrbojtën kryeministrinë me 21 dhe që do të mbrojnë çdo institucion në çdo kohë.

Unë ju përshëndes dhe njëherë shumë përzemërsisht  dhe ju garantoj se kjo situatë do të kapërcehet, ky vend peng nuk mund të mbahet në asnjë rrethanë dhe askush vendin peng nuk mund ta mbajë.  Zotëria që më rrethoi pesë orë uroj të mos mendoje rrethim tjetër, se pastaj përgjegjësitë  do ti ketë të plota,se unë i kam të thjeshta parimet, por ju përmbahem shumë atyre.  Ju garantoj ju se do të kisha numëruar 10 herë çdo votë po të mos e dija si dritën e diellit, se kjo po behet për të prishur zgjedhjet e tjera që vijnë, por unë nuk mund të prish një palë zgjedhje shumë të mira që bëmë për të rregulluar zgjedhjet që vijnë.

Ndaj dhe njëherë ju përshëndes dhe ju garantoj se, rendi kushtetues është i fortë dhe asnjë forcë nuk mund ta përmbysë, natyrisht ky skenar do të ketë dhe ky një fund të tij jo të largët.

Faleminderit. 


25/01/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›